Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë sot në Korçë, ku ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës më 16 mars.
Por, Basha ka hasur në një ‘surprizë’ jo fort të këndshme teksa është gjobitur nga Policia Rrugore për parkim të gabuar.
Siç duket në fotot e publikuara nga BalkanWeb, Policia Rrugore ka gjobitur disa automjete që i përkasin autoriteteve të PD-së, për shkelje të rregullave të qarkullimit.