Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Fati i Berishës ndërroi në majin e vitit 2017, tani thjesht u jetësua

4 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Berisha: Basha-Rama, pazare prapa shpine! Në selinë e PD futem kur të dua

Nga: Ben Andoni

Prej orëve të mbrëmjes së 9 Shtatorit, Lulzim Basha, është edhe lider de facto i PD-së. Ironia është se: ndërsa pakkush e parashihte te kampi blu veç shpurës së ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij, Z. Berisha i godituri i madh i orëve të fundit, është detyruar t’i japë fund pa lavdi karrierës së tij politike.

Teksa ekziston gati një kult për nuhatjen dhe largpamësinë e Berishës për shkak të përvojës së gjatë politike, pikërisht këto edhe e kanë tradhtuar në momentet e fundit, kur ai është gjendur para cinizmit pragmatik të Delfinit të tij. Në fakt, ky koncept i fundit, mund të përdorej për një trashëgimi monarkike, por gati e tillë është konsideruar trashëgimia te Partia Demokratike deri në ditët e para të shtatorit të vitit 2021. Ose më saktë, kalimi i pushtetit nga Berisha te Basha, përkundrejt mohimeve të thata të ish-kryetarit. Më kot do vijojnë dhe pak thirrjet dhe reagimet e njerëzve pro-Berishë që thjesht janë një inerci e bezdisur për një lider, i cili tashmë i ka hapur vetes vendin e pushtetit të pakufi te PD dhe pse jo ngutit deri në krye të Ekzekutivit.

Në fakt, puna më e vështirë e Bashës, nëse mund të quhet e tillë, ishte rizgjedhja në krye të PD-së në Korrikun 2021. Falë dhe patericës së krijuar metaforikisht nga hija e Berishës, ai arriti ta kanalizonte operacionin me sukses në hullinë e vet. Berisha nuk arriti ta kuptonte se u përdor qoftë edhe nga sensi i tij, i shpërhapur më së shumti prej militantëve, se… ishte “i paprekshmi”.

Për hir të së vërtetës, fati i Berishës u paracaktua, me sa duket, qysh në mesnatën e mes-Majit 2017, kur Rama e Basha, dy kryetarët e PS dhe PD, partive të mëdha, në bisedimet e tyre kokë-më-kokë i shkuan një hullie, pasojë e të cilave ishte marrëveshja politike e pafirmuar, që po e shohim të zbardhur për çdo ditë. Asokohe, pas një krize të madhe artificiale politike disa javore, kjo ishte oferta më e mirë që mund ta çlironte disi tensionin politik të atij viti, krijuar nga PD. Në takimin “e beftë” të kryetarëve, që dukej se ishte përgatitur më parë, gjërat ishin të ditura. Ndaj, kur dolën jashtë Kryesisë së Kuvendit patën shumë pak gjëra të ndanin. Basha nuk ishte më ai i ashpri, që nuk e pranonte kryeministrin Rama për asgjë dhe e sulmonte me çdo gjë. Kurse Rama doli disi i zvogëluar dhe me duar në xhepa, por dukshëm i rehatuar që ia hodhi paq. Mizanskena pastaj: Një High Five alla Ramë në largim dhe Basha që u la të krijonte si zëdhënës i vërtetë i këtij takimi alibinë për median. Kuptohet se e shiti me sukses dhe po aq edhe kryeministri i vendit pak orë më pas. Siç ndodh rëndom tek ne, politikanët e justifikuan si pakt jo për veten, e as për partitë respektive, por për vetë Shqipërinë! “Kështu kanë thënë 27 vjet autorët e mbi 61 marrëveshjeve të tjera politike, nga të cilat 16 të shkruara dhe pothuajse shumica të pazbatuara”, citohet Afrim Krasniqi, kryetar i Institutit të Studimeve Politike në një shkrim që i kushtoi pak vite më pas këtij pakti.

Kjo marrëveshje, e cila nuk është sqaruar de jure sot e kësaj dite dhe mbi të gjitha është e pafirmosur, konsiderohet si një nga më interesantet kurse pothuaj shumë gjëra që nuk janë bërë të njohura, duket se po zbardhen nga ditë në ditë. Opozita arriti të marrë pjesë të madhe në pushtetin ekzekutiv atë vit dhe nuk do e kundërshtonte më kryeministrin, pikërisht mu ata që pak minuta para takimit Basha-Rama betoheshin me çdo gjë por jo për Ramën si partner!! Goditja më e madhe rezultoi për partitë e vogla. Qysh ditën e paktit, kur kryetarët e vegjël u nxorën jashtë vetëm me një fjalë të Ramës, sistemi politik te ne mbizotërohet thjesht nga dy partitë kryesore. Forca më e goditur nga të gjitha mbeti LSI. Sot jemi dëshmitarë, që PD-ja thjesht prej pjesëmarrjes fiktive në Ekzekutiv asokohe (ministrat e PD-së nuk u pyetën as edhe njëherë nga kryeministri), njohu zgjedhjet dhe bashkë me PS i ktheu krahët LSI. Por më shumë nga të gjitha ishte ajo, që Rama e ka zbardhur disi për mënjanimin e z.Berisha, kur është shprehur vetë se: i ka kumtuar disa herë Bashës mundësitë dhe dobitë për largimin e tij. Paçka se çfarë u justifikua më pas nga kryetari i PD-së dhe premtimet patetike, qysh më 17 Maj 2017, fati i Berishës dukej i paracaktuar. Nga ajo ditë, Edi Rama është forcuar në PS dhe ka fituar siguri të madhe nga pohimi nënzë i Bashës për largimin e Berishës, kurse PD-ja u eklipsua pak e nga pak nga të zgjedhurit rishtarë të kryetarit demokrat, duke e përdorur kinse forcën dhe ndikimin e Berishës. A i kishte mesazhet e caktuara Berisha…? Mbase jo mesazhet por paralajmërimet, po. Fill pas disfatës së PD-së në zgjedhjet parlamentare të 2017, Sali Berisha me nuhatjen dhe logjikën e tij e akuzoi dhe e përfoli këtë fushatë të Lulzim Bashës, ndërsa i konsideroi këshilltarët e tij si mizerabël. Analisti Shaban Murati mendon dhe e përcakton këtë takim si “Trieste 3”. “Kjo është marrëveshja e fshehtë kokë më kokë midis kryetarit të PS, Edi Rama, dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha, në maj 2017 për qeverisjen e përbashkët të përkohshme dhe për amnistimin penal të korrupsionit të zyrtarëve të qeverisë demokrate të Sali Berishës”, shprehet ai. Marrëveshja nuk iu raportua kurrë e plotë partive respektive dhe e përsërisim nuk është zbardhur kurrë.

“Po a ka mbetur gjë tjetër pa u thënë nga marrëveshja? Ka dy detaje domethënës: Së pari, dy kryetarët kanë rënë dakord të “institucionalizojnë dialogun mes kryetarit të mazhorancës dhe të opozitës”, pra jo midis partive, midis institucioneve politike, por midis atyre të dyve, nominalisht dhe personalisht. Së dyti, dy kryetarët në vijim kanë rënë dakord që pas zgjedhjeve (në shtator 2017), të bëjnë së bashku reformë kushtetuese, reformë zgjedhore, reformë në prokurorime dhe reformë në menaxhimin e buxhetit shtetëror”, na vjen në ndihmë Krasniqi. Më pak fjalë, udha e Berishës ishte e përcaktuar që këtu ashtu si tashmë ishin Rama dhe Basha që projektuan periudhën post zgjedhore dhe formën e pushtetit të ri në Shqipëri. Dhe, çfarë po ndodh realisht në vendin tonë? Në vend ka akuza dhe kundërakuza, premtime dhe zotime që rëndom nuk mbahen, por protagonistë janë e mbeten vetëm Rama-Basha. Në skenë mund të futen edhe shumë elementë të tjerë, që nga forma e tregojnë shumë vendin tonë, por që një studiues e ka përshkruar në këtë mënyrë, duke pasur parasysh një areal politik jashtë nesh: “Me pak fjalë, liberalizmi është shkatërruar ndërsa ata lënë fasadat e kushtetutshmërisë dhe demokracisë në vend. Kundërshtarët e zgjedhjeve mund të ngacmohen me akuza penale të bezdisshme, por ata nuk përfundojnë në burg, ose të paktën jo për një kohë të gjatë. Grupet e shoqërisë civile mund të financohen, por ato nuk mbyllen nga qeveria. Shtypi që mbështet opozitën nuk censurohet, por mund të jetë i uritur nga reklamat dhe më pas të blihet nga oligarkët e lidhur me fituesit. Zgjedhjet që mbajnë autokratët e rinj në pushtet janë manipuluar në mënyra teknike prapa skenave dhe jo përmes taktikave të dukshme që mund të vërehen nga vëzhguesit, siç është mbushja e kutive të votimit. Përmes këtyre mjeteve jo të dhunshme, demokracia shndërrohet në shumicë brutale. Zgjedhjet e manipuluara në mënyra që vëzhguesit e zgjedhjeve nuk mund t’i shohin – madje dëshmojnë se publiku mbështet autokratin! Viktima këtu është liberalizmi, edhe pse pamja e jashtme e demokracisë dhe kushtetutshmërisë mbeten në vend”, shprehet Kim Lane Scheppele te “Legal autocrats are on the rise. They use constitution and democracy to destroy both”.

Po pse nuk e kuptoi vallë të paktën Berisha deri në momentin e fundit, që po përdorej dhe do përzihej? Kjo sepse në morinë e pakteve të fshehta të partive, ndodh që vetë njerëzit si Berisha që i kanë krijuar dikur ato, të cilët bihen viktimë e manipulimeve të krijesave të tyre, të cilët pothuaj nuk i njohin. Jo pak herë, monstra të tipit Frankenshtajn. Rasti i Bashës së fundit dhe mënyra cinike si e hodhi poshtë Berishën tregojnë se fati i tij kishte kohë që ishte caktuar, thjesht nuk ishte gjetur koha për të dhënë verdiktin e duhur, paçka se Berisha duhej larguar realisht qysh ditën që humbi zgjedhjet e vitit 2013. (Homo Albanicus)

Tags: ben andonilulzim bashasali berisha

TË LIDHURA

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
Afganistan/Udhëheqësit talebanë grinden në pallatin presidencial

Afganistan/Udhëheqësit talebanë grinden në pallatin presidencial

Turistët “pushtojnë” Shqipërinë në korrik-gusht

Turistët "pushtojnë" Shqipërinë në korrik-gusht

Kulluri: Berisha ka bërë thirrje për bashkimin e PD-së

Kulluri: Berisha ka bërë thirrje për bashkimin e PD-së

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025




TË FUNDIT

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit
Politikë

Berisha: Njohëm asamblenë e OSBE-së dhe EPP-në me farsën e 11 majit

by mirseda
14:37 | 03/07/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë pas pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë...

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

Vueling nis fluturimet e para në Tiranë me lidhje të drejtpërdrejta me Barcelonën

14:34 | 03/07/2025
‘Shqipëria me strategji zyrtare kundër dezinformimit’, Gjonaj në Kuvend: Për sigurinë kombëtare

‘Shqipëria me strategji zyrtare kundër dezinformimit’, Gjonaj në Kuvend: Për sigurinë kombëtare

14:31 | 03/07/2025
4 vjecari i humbur u rikthye pranë prindërve

Shiste kokainë në doza, arrestohet 48-vjeçari në Berat

14:28 | 03/07/2025
“Makina doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome”, njoftimi i policisë për aksidentin e sulmuesit portugez

“Makina doli nga rruga për shkak të shpërthimit të një gome”, njoftimi i policisë për aksidentin e sulmuesit portugez

14:26 | 03/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com