Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Fantazma e ‘Serbisë së Madhe’ shëtit në Tiranë”/Berisha kritikon mini-Shengenin

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Fantazma e ‘Serbisë së Madhe’ shëtit në Tiranë”/Berisha kritikon mini-Shengenin

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar takimin e tretë rajonal për Ballkanin Perëndimor i cili do mbahet ditën e sotme në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha kritikon ashpër praninë e presidentit serb në Shqipëri, të cilin e konsideron si “Fantazmën e Serbisë së Madhe”. Ai shton se projekti për mini-Shengenin Ballkanik është në të vërtetë nisma e Serbisë për një ‘Jugosllavi të Re’.

“Së pari, me këtë nismë Vuçiç me ndihmën e Zografit bis kërkon të defaktorizojë Kosovën, rolin e saj kyç në rajon. Ai synon ta rrethojë atë nga gjitha anët me Serbomadhi, ti krijojë një lloj “bllokade” te “ëmbël” politike ekonomike, kësaj radhe me ndihmën e “vëllezërve” të saj në Tirane dhe në Shkup”, shkruan më tej ai.

Sipas Berishës, transferimi i politikës së jashtme të Tiranës në Beograd është një tjetër tradhti e kryeministrit Rama.

Postimi i plotë:

Te dashur miq, Fantazma e Serbise se Madhe, hija e zeze e te gjitha fatkeqesive te rajonit keto 150 vitet e fundit, po shtetit neper Ballkan. Vetem dy dekada pas kapitullimit te Serbomadhise, ajo doli nga varri dhe Edvin Kristaq Zografi, ne nje akt madhor tradhetie kombetare, solli keto dite ne Tirane Fantazmen e Serbise se Madhe apo te Jugosllaves se Re. Vetem pak dite pasi ne menyren me kriminale presidenti i Serbise dhe serbomadhise Aleksander Vuçiç mohoi masakrat, genocidin, krimet kunder njerezimit qe kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi dhe rregjimi i tij gjakatar kryen ne Kosove, ne Tirane ai pritet nga Zografi Bis apo Esad Pasha i Ri me qylym te kyq dhe se bashku me te ne Tirane u kurorezua dhe Fantazma e Serbise se Madhe apo Jugosllavise se re ne emrin maske Minishengeni ballkanik.

Shtoj ketu se pikerisht nje nate para ketij akti antikombetar, jo rastesisht por me porosi te padronit te tij Esad Toptani i ri, pas nje udhetimi blic ne kryeqytetin e Kosoves, ndermori nga studio e telebeogradit ne Prishtine ne emision me Baton Stanishiqin sulme si kryhorr i kombit kunder udheheqjes politike te Kosoves.

Miq, nisma e Jugosllavise se Re, ogurzeze per shqiptaret, u lançua nga presidenti i Serbomadhise Vuçiç me Traktatin e Nishit te firmosur prej tij dhe Zografit Bis. Ajo erdhi fill pas deshtimit te turpshem dhe historik ne Berlin te projektit krijimit te Serbise se Madhe nepermjet ndarjes se Kosoves te paraqitur nga presidenti i Serbise dhe serbomadhise Vuçiç dhe mbrojtur nga trojka famzeze e argateve te Beogradit; Zografi Bis, Miladini shqipfoles dhe shefi i tij Baton Stanishiq.

Pas ketij deshtimi te turpshem dhe historik, duke keqshfrytezuar veglat e tij shqipfoles, Vuçiç ndermori kete nisme me emrin maske Minishengen defakto Jugosllavi e Re te gatuar me kujdes ne Beograd dhe te shpalosur me nje skenar emergjence me tre samite ne tre muaj per te deshmuar se eshte padron i pakontestueshem i hapsires te kesaj Jugosllavie te Re dhe se kreu i narkoshtetit te Tiranes eshte thjeshte nje vasal i bindur i tij.

Nisma me emrin maske Minishengen, njelloj si Serbomadhia, ne te gjithe kohrat ka qellime te mirefillta anti shqiptare.

Se pari, me kete nisme Vuçiç me ndihmen e Zografit bis kerkon te defaktorizoje Kosoven, rolin e saj kyç ne rajon. Ai synon ta rrethoje ate nga gjitha anet me Serbomadhi, ti krijoje nje lloj “bllokade” te “embel” politike ekonomike, kesaj radhe me ndihmen e “vellezerve” te saj ne Tirane dhe ne Shkup.

Serbomadhi Vuçiç synon ti dobesoje Kosoves instrumentat ne negociatat e ardhshme e madje duke ndersyer kunder saj Esad Toptanin e ri ta parqesin Kosoven se bashku si delen e zeze te rajonit.

Se dyti, me kete nisme presidenti i Serbise dhe Serbomadhise defacto shnderron Shqiperine, vend anetar te NATOs ne nje vasal te Serbomadhise dhe i shkaterron asaj perfundimisht prodhimin dhe jeten e fermereve shqiptar.

Te gjithe ata qe ndjekin zhvillimet ne rajon, konstatojne se Vuçiç, nga nje problem serioz per Serbine dhe per rajonin, paraqitet tani si lider i hapsires te Jugosllavise se re. E verteta eshte se nismat e tij keto tre muajt e fundit kane qene te pashembullta qe nga Jugosllavia e Titos. Ai, me shume se çdo president tjeter i Serbomadhise para tij, lidhi, riktheu lidhjet genetike te Rusise se vogel, pra vendit te tij me Rusine e Madhe. Ne kete kuader Aleksander Vuçiç si njeri i Putinit ne Ballkan firmosi Traktatin e Bashkepunimit politik dhe ekonomik me Rusine, te cilin e kane firmosur dhe disa republika ish sovjetike.

Me kete akt ai anetaresoi Serbine por defacto edhe Jugosllavine e re ne kete hapesire qe fillon me Bjellorusine dhe perfundon ne kufi me Kinen.
Por Vuçiç nuk mjaftohet vetem me kete akt te bashkepunimit politik dhe ekonomik me Rusine.

Ai fill pa humbur momentin, sikur Vendi i tij te ishte republike ishsovjetike, firmosi edhe Marreveshjen e Bashkepunimit Ushtarak me Rusine dmth aktin e futjes se Serbise nen mbrojtjen raketore te Rusise duke sjelle dhe instaluar ne Etem pak kilometra nga Beogradi raketat ruse S400, nje rrezik madhor per paqen ne rajon, krahun jugor te NATOs dhe deshmi perfundimtare e vendosjes se Serbise, e cila pretendonte te ruante neutralitetin nen ombrellen ruse te mbrojtjes.

Perveç ketyre zhvillimeve me Rusine, Vuçiç deklaron se si lider i Jugosllavise se Re ai, i autorizuar nga vasalet e tij, ka folur me presidentin Makron ne emer te Tiranes dhe Shkupit. Pra Esat Toptani i Ri nuk ka zgjedhur Conten e Romes apo Kurztin e Vjenes per te lobuar prane presidentit francez por Sandrin e Beogradit, njeriun qe ishte betuar boterisht jo shume kohe me pare se per çdo serb te vrare ai do te vriste 100 shqiptar.

Transferimi i politikes se jashtme te Tiranes ne Beograd eshte tjeter deshmi flagrante e tradhetise se larte kombetare te Zografit Bis.

Duke perfunduar, perballe te gjitha ketyre akteve te rrezikshme per mbare kombin shqiptar, ju bej thirrje shqiptareve kudo qe ndodhen sot te bashkojne forcat dhe energjite e tyre ne mbrojtje te interesave te tyre kombetare ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe te flakin sa me pare ne koshin e plehrave te historise monstren e tyre kombetare Edvin Kristaq Zografin apo Esad Toptanin e Ri! sb

 

Tags: Aleksandar Vuçiçfantazma e serbise se madhemini shengeni ballkaniksali berishaasamiti

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
“Na lidhën gojën dhe na mbyllën në dhomë”, e moshuara tregon detaje nga grabitja

“Na lidhën gojën dhe na mbyllën në dhomë”, e moshuara tregon detaje nga grabitja

‘Turp, turp’, u prit me protesta në Tiranë, ja si reagon presidenti serb Vuçiç

‘Turp, turp’, u prit me protesta në Tiranë, ja si reagon presidenti serb Vuçiç

“Ja pse i qëllova”/Zbardhet dëshmia e djalit nga Patosi: I kërkova të hiqte dorë

“Ja pse i qëllova”/Zbardhet dëshmia e djalit nga Patosi: I kërkova të hiqte dorë

JU REKOMANDOJMË

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 7 korrik 2025

by mirseda
08:11 | 07/07/2025
0

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite,...

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

22:56 | 05/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com