E shtunë, 27 Shkurt, 2021
4 C
Tirana

“Ja pse i qëllova”/Zbardhet dëshmia e djalit nga Patosi: I kërkova të hiqte dorë

Autori i dy vrasjeve në Patos, Martin Skëndaj ka pranuar për hetuesit se krimin e ka kryer ai.

Punonjësi i Policisë së Burgut i cili vrau Manol Rapaj dhe Elis Kapaj ka dhënë edhe arsyen se pse sipas tij u detyrua që të qëllojë në drejtim të tyre.

“Më dhunoi fqinji pse i kërkova të heq dorë nga kërkesa që kisha për time motër. U bë sherr në fshat, njoftova edhe Policinë para tri ditësh.

Ditën e krimit në mëngjes, nisi përsëri sherri, ai kishte marrë edhe kushëririn e tij aty, u bënë dy bashkë dhe më qëlluan. Erdha në spital të marr mjekim, ata i gjeta prapë aty.

U përleshëm, por ishin dy dhe nuk munda t’i neutralizoj, prandaj qëllova, pasi u kisha bërë thirrje disa herë të tërhiqeshin”, ka thënë ai.

Pas aktit kriminal autori ka marrë në telefon Policinë dhe u ka treguar për ngjarjen. Ai u tha atyre se ishte larguar nga vendi i krimit nga frika e ndonjë hakmarrjeje të mundshme.

Ai ka takuar forcat e policisë rreth 500 m larg Poliklinikës së Patosit. Bëhet me dije se autori i vrasjeve kishte kërkuar zgjidhje nga Policia e Fierit për shqetësimin që i krijonte Rapaj, por ata nuk kanë vepruar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Studimi: Një dozë e vetme e vaksinës së Pfizerit ul transmetimin e virusit

Tre studime të reja britanike tregojnë se vaksina kundër COVID-19-s e kompanive Pfizer-BioNTech, e cila merret me dy doza, zvogëlon transmetimin e virusit pas...

Sa ndihmojnë vaksinat kineze për rritjen e influencës së Pekinit në Ballkan?

Në një kohë kur shumë vende kanë vështirësi për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për koronavirusin, Kina ka shtuar përpjekjet për të shpërndarë...

Koronavirusi, Tomini: Dy fëmijë ndodhen në terapi intensive

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini ka folur për situatën me Covid-19 në spitalet që trajtojnë koronavirusin në vendin tonë. Në një lidhje direkte me...

Epidemiologu Alimehmeti: Të saktësohen sa teste e tampone bëhen në ditë

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka folur për situtën e pandemisë në vendin tonë, ku është shprehur se është ende herët për të folur për një...

Rakacolli: Të hënën vijnë 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklaroi se të hënën do të vijnë në Shqipëri 15 mijë doza të vaksinës së Pfizer. Ajo tha në Report...