Aktivistja Evi Kokalari, ka shënjestruar me anë të një postimi në rrjetet sociale deputeten e PD-së, Grida Duma. Kokalari e cila është rreshtuar krah “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, ka sulmuar haptazi Grida Dumën.
Ajo thotë se gjeneratat e reja duhet të rriten të fortë dhe të shëndetshëm, duke bërë kështu një paralelizëm me Dumën, për të cilën shprehet se ka shkatërruar familjen e saj.
Evi Kokalari shton dozën e sulmeve teksa shprehet se një familje e shëndetshme, respekton bashkëshortin, dhe nuk sodit në livadhet e botës.
Statusi
Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt.
Ka mundësi që PD-ja konservatore të fillojë të stresojë sa i domosdoshëm është besimi në Zot & familja?
Gjeneratat e reja rriten të forta në familje të shëndetshme. Një familje e shëndetshme respekton bashkëshortin/en, dhe nuk sodit në livadhet e botës.
Modernizmi që ka dashur të fusë George Soros nëpërmjet OJQ-ve , ka pasur vetëm një qëllim: DENIGRIMIN e shoqërisë.