Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Taçi: Si e bëra milionin e parë, më vendosën tritol te depozitat e naftës

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Rezart Taçi fillon të angazhohet si një lojtar burse online. Fillimisht duke realizuar transaksione të vogla, e më pas, duke tërhequr një grup investitorësh përmes një fondi.

“Arritëm që të gjithë të shumëfishonim kapitalin tonë në bursë. Pas disa vitesh, para monitorit isha kthyer në asocial, kisha arritur limitet e mija fizike e mendore. Vendosa të ndërpres këtë inciativë, të shoh diçka tjetër. Këtu ndoshta është momenti që krijoj 1-milionëshin e parë”, u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.

Deri tani, kemi folur për historinë e panjohur të Rezart Taçit, deri te krijimi i milionit të parë të dollarëve. Kjo shumë e ktheu në atdhe. Ai ishte gati të luante në një ekonomi dinamike, plot hapësira të errëta siç ishte ajo e Shqipërisë, një terren i volitshëm për lojtarë si Taçi. Fillimisht e nis si tregtar produktesh ushqimore dhe lëndësh të para, e më pas, hedh hapin e madh drejt naftës. Fillimisht e fusin në lojë disa italianë.

“Kompania italiane vendos të tërhiqet, në atë moment kishim krijuar një strukturë, dhe një staf të caktuar. Vendosa të vijoj vetëm me një kompani timen të importimit dhe shitjes së produkteve të hidrokarbureve, gjithashtu krijuam një rrjet prej 320 pikash karburante”.

Këtu, nis historia e një njeriu që i kërkonte problemet gjithë kohës, mjaft që fitimet të ishin në anën e tij. Në vitin 2003, Rezart Taçi do të krijonte kompaninë “Taçi Oil”. Në vitin 2004 themeloi “Anika Enterprises” me seli në Zvicër, ndërsa në vitin 2006 kompaninë e tregtimit me pakicë të naftës “Kuid”.

Emri i Taçit bëri bujë mediatike nga fundi i vitit 2005, depozitat me mijëra ton naftë të tij në Shëngjin u shkrumbuan. Pas 16 vitesh, ai komenton për herë të parë atë ngjarje.

“Në fund viteve 2005, është e vërtetë kjo ndodhi. Dikush ka vendosur dinamit kur depozitat ishin të tejbushura. Unë nuk krijoj armiqësi, ndoshta pozicioni ynë në treg, zotërimi i një përqindje të tregut ka krijuar reaksione. Autori nuk është zbuluar”, u shpreh Rezart Taçi, biznesmen.

Taçi duket se doli më i fortë pas ngjarjes në depozitat e Shëngjinit. Ndërrimi i pushtetit në vitin 2005 nga Fatos Nano te Sali Berisha, i dha një hov të ri ngjitjes së tij drejt majave. /Top-channel

Tags: biznesmenrezart taci

TË LIDHURA

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

22:53 | 09/06/2026
Aktualitet

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026
Aktualitet

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026
Next Post

Thellohet skandali, formularët e Berishës plotësohen me identitete false

Kushtetuesja vendos për shkarkimin e Metës më 18 janar

Basha paralajmëron përjashtimin e Berishës nga PD-ja







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com