E enjte, 20 Janar, 2022
-1.5 C
Tirana

Kushtetuesja vendos për shkarkimin e Metës më 18 janar

Në datën 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë votoi me 104 vota në favor të shkarkimit të Kreut të Shtetit, Ilir Meta nga detyra, për shkak se për socialistët ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës.

Po sipas socialistëve, largimi i tij para kohe nga i pari i shtetit, ka lindur si një nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje. Por presidenti Meta duket se do të qëndrojë në detyrë edhe për disa muaj.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën 18 janar 2022, për seancën plenare. Me anë të një njoftimi të publikuar në faqen e saj zyrtare, Presidenca zbulon se seanca ku do të merret vendimi për fatin e Metës, është caktuar në datën 18 janar të 2022, vit që përkon dhe me përfundimin e mandatit të Metës si president.

Mandati i Metës si president përfundon në korrikun e vitit 2022, ndërkohë që shkarkimi i tij në Kuvend me votat e mazhorancës u bë në qershor të këtij viti. Mbetet për të parë se çfarë do të ndodhë në seancën e datës 18 janar të 2022, për të mësuar nëse kreu i shtetit do të shkarkohet apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në korrik të vitit tjetër.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha i përgjigjet Metës pas takimit me Ballën

Kryedemokrati Basha ka dhënë garanci se PD nuk do t’i iki asnjë beteje, përfshirë edhe zgjedhjet vendore. Qëndrimi i tij pason pas deklaratës për...

Krijohet sistemi që “parashikon” pacientët më të rrezikuar me Covid-19

Shkencëtarët në Gjermani kanë zhvilluar një sistem të ri të inteligjencës artificiale, i cili analizon proteinat në një mostër të vetme gjaku te një...

PD po shkon drejt ndarjes?

Nga: Artur Ajazi Mendimi për një ndarje të mundshme të PD-së, po shprehet dhe promovohet hapur ditët e fundit në çdo ambient mediatik. Në dukje...

Në kërkim të racës Ariane: Misioni i bujshëm i nazistëve në pyjet e Amazonës

Nga: Pietro Emanueli Nazistët kishin një koncept racist mbi botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, brenda së cilës Gjermania ishte qendra e gjithçkaje, dhe ishte mbi të...

Bardhi: Asnjë habi nga trekëndëshi i Bermudës.Reagon Blushi: Ç’na polli belaja!

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sa i takon qëndrimit publik të presidentit Meta, pas diskutimit për datën e zgjedhjeve të...