pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişcratosroyalbet kesintisiz giriştaraftarium24betasusjustin tvultrabettaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisgrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabet girişjojobet canlıbetplay1win giriş1winbetgit girişcasinomilyonromabet girişcasinoroyalgameofbet giriş1winbetbey girişbetsalvadortambet girişpalacebetradissonbet girişholiganbetcratosroyalbet girişteosbetsuperbetinmarsbahis girişmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetsalvadorpalacebetteosbet1winbetgitromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetgrandpashabetimajbet girişsekabetmeritkingbahiscasino girişholiganbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetmatbetgrandpashabetbahiscomhititbetcasibomsuperbetinpusulabetholiganbetjojobetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişJojobetHoliganbetmeritbetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom girişholiganbet girişholiganbet girişgrandpashabet girişcasibom
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur Rama të detyron të duash Lulzim Bashën

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant

Nga: Armand Shkullaku

Për opinion publik vazhdon të jetë befasi fakti që mbështetës të hapur të Edi Ramës, morën anë në konfiktin e brendshëm në PD, duke u rreshtuar me entusiazëm në krah të Lulzim Bashës. Propaganduesit e zellshëm të kryeminstrit, që deri dje i shërbenin atij në çdo rast për të minuar opozitën dhe Lulzim Bashën, herë me fakte e herë më shpifje, sot janë të detyruar ta trajtojnë atë si “lideri” të cilit i takon froni i kryeopozitarit. Sigurisht që situatë më të sikletshme, në mos poshtëruese, nuk mund të ketë qoftë edhe për dikë që është i lindur të shërbejë.

Në një shpjegim të thjeshtuar, kjo sjellje e altoparlantëve mediatikë të Ramës, përkthehet si nevojë e këtij të fundit për të patur përballë si kundërshtar Lulzim Bashën. Arsyet për këtë preferencë të Ramës janë komentuar me qindra herë. Replika e Ramës në parlament ndërsa i drejtohet Bashës, “unë ty të kam dashur, ty të dua dhe ty do të dua të të kem përballë”, mund të tingëllojë si e mjaftueshme për t’i dhënë një shpjegim mobilizimit të taborrit të tij mediatik në krah të atij që e tallnin deri dje. Por në thelb, arsyeja e këtij fenomeni është më e thellë.

Të gjithë ata që mbrojnë sot veprimet e Bashës për të mbërthyer fronin në PD, janë të njëjtët që në 8 vite nuk kanë thënë asnjë fjalë të vetme për demokracinë e brendshme në PS. Para heshtjes së tyre, kanë kaluar eleminimi i çdo debati në atë parti, ata kanë qenë të gatshëm të ekzekutojnë bashkë me Ramën edhe ndonjë zë të ndrojtur si Ditmir Bushati apo të hidheshin në linçime agresive kur ish Ben Blushi kërkonte gjënë më normale, një garë brenda partisë. Askush nuk ka shprehur as shqetësimin më të vogël kur në atë parti promovoheshin njerëz të dyshimtë e me të kaluar të errët, kur karriera nuk bëhej sipas meritave por sipas përuljes ndaj kryeatrit. Para syve të tyre ka kaluar gjithë procesi i transformimit të fuqisë së një force politike  në pushtetin e një njeriu të vetëm.

Në një farë mënyre, ata kanë qenë jo thjeshtë dëshmitarët e heshtur të vrasjes së demokracisë përfaqësuese dhe fuqizimit të autoritetit të një njeriu të vetëm, por edhe pjesmarrës në këtë proces. Ndaj sot, duke lënë mënjanë motivet personale të Sali Berishës, kur në krahun tjetër po hapet debati i përfaqësimit politik, instiktivisht mbështetësit e Edi Ramës rreshtohen me të kundërtën. Me mungesën e garës, me eleminimin e votës përfaqësuese, me shmangien e përballjes përpara anëtarësisë, me kapërcimin e rregullave, me mosmarrjen e përgjegjësive, me favorizimin e servilëve dhe shpartallimin e atyre që mendojnë ndryshe.

Ata e përkrahin Bashën sot si legjitimim të akteve të tyre në mbështetje të një lideri si Rama, që vetëm me respektimin e parimeve demokratike nuk ka lidhje. Edi Rama është sjellë në këtë mënyrë jo vetëm falë pushtetit që ka marrë, por edhe sepse përballë ka patur një model të ngjashëm dhe në krah një mjedis mediatik që i ka brohoritur atentatet e tij ndaj demokracisë përfaqësuese.

Edi Rama ka zhdukur çdo lloj gare dhe përfaqësimi në PS. Ai mund të vërë në qeveri, përfaqësimi më i lartë, njerëz që as vetë partia nuk i njeh dhe të gjithë ulin kokën. Ai mund të marrë çfarëdolloj vendimi dhe askush brenda forcës së tij nuk guxon të bëjë një pyetje të vetme. Rregulli është i qartë: nëse dikush do të bëjë karrierë në atë parti, kjo nuk varet nga mbështetja që mund të ketë në anëtarësi, por nga vullneti i kryetarit. Dhe sot, jemi të gjithë dëshmitarë, sesi Rilindja e ka shndërruar Partinë Socialiste në një grumbull humanësh ku element kyç i mbijetesës është niveli i spiropalizmit.

Duket absurde se si brenda dy muajve, lëvizja e Sali Berishës, po e bën Ramën të duket më i vjetër se paraardhësi i tij. Modeli i Ramës përballë modelit të pretenduar të Berishës për Partinë Demokratike, ironikisht ngjan si ndeshja e të vjetrës me të renë. Njëri që përpiqet të mbajë pushtetin duke eleminuar përfaqësimin politik dhe tjetri që kërkon të rikthejë politikën si vullnet i votës së anëtarësisë. Pavarësisht asaj çka mund të sjellë Sali Berisha nëse rikthehet në krye të PD, vetë debati që lëvizja e tij ka hapur sot për publikun, përbën shqetësimin e madh të Edi Ramës, i pashqetësuar deri më tani. Dhe shqetësimin e atyre që e kanë brohoritur atë, qoftë duke sulmuar Bashën dje dhe qoftë duke i dalë në krah sot.

Përkrahja për Bashën nga mbështetësit e Ramës, nuk buron nga meraku për zbatimin e statutit të PD, por nga nevoja për të mbajtur në këmbë një sistem ku vota dhe përfaqësimi të mos kenë asnjë peshë dhe vendimet t’i marrin një grusht njerëzish, që lideri maksimal i lejon të rrinë në tryezë me të.

TË LIDHURA

Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Analizë

“Protestuesit kanë mosbesim te çdo lider që mund të dalë”, analiza e Fugës

12:58 | 11/06/2026
Next Post

Prokurori Kasaj liroi një nga viktimat e Astirit, akuzohej për vepër penale

Taçi: Si e bëra milionin e parë, më vendosën tritol te depozitat e naftës

Thellohet skandali, formularët e Berishës plotësohen me identitete false







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Diaspora i bashkohet protestës, nis grumbullimi në Sheshin Skënderbej për tubimin e 14-të!

by mirseda
18:14 | 13/06/2026
0

Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej” për protestën mbarëkombëtare, e cila ka hyrrë në ditën e...

Pas humbjes në zgjedhje, Orban rizgjidhet kryetar i Fidesz pa rival

17:59 | 13/06/2026

“Duam patriot, jo piktor” – Protestë masive e shqiptarëve kundër Ramës edhe në Australi!

17:45 | 13/06/2026

Kryeministri pakistanez: SHBA-Iran, marrëveshje paqeje brenda 24 orëve

17:36 | 13/06/2026

Zbulim makabër në Poloni/ Gjenden dhjetëra fetuse njerëzore të varrosura në një tokë private

17:17 | 13/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com