Falsifikoi dokumentet, GJKKO dënon me 6 muaj burg ish-gjyqtarin Daci

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dënuar me 6 muaj burg ish- gjyqtarin Luan Daci.

Vendimi është shpallur nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë prokuroria kishte kërkuar masën e sigurisë një vit burg për ish anëtarin e KPA-së.

Gjyqtari Simoni pasi dëgjoi pretendimet e palëve, vendosi dënimin e Luan Dacit me 6 muaj burg, për 12 muaj të mos kryej asnjë vepër penale dhe dënimi i konvertohet në shërbim prove.

Sipas SPAK, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.

Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA, ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.