Brenda burgut ku po mbahen Thaçi dhe ish-komandantët e UÇK-së (FOTO)

Hashim Thaçi dhe ish komandantët e tjerë të UÇK-së ndodhen në Hagë, aty ku po presin që të nisin seancat e tjera të gjykimit. Më herët, Gjykata Speciale publikoi akuzat ndaj ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-komandantëve të UÇK, të cilët ndodhen në burg prej javësh, në pritje të nisjes së gjykimit. Burgu ku ata ndodhen është jashtë Hagës, më konkretisht në Haaglanden të Scheveningen.

Haaglanden ështe një burg unik në Holandë. Ai është i vetmi që ka një qendër kujdesi ku të paraburgosurit që kanë nevojë për kujdes, mbahen 24 orë në ditë. Ky mund të jetë kujdes fizik, por edhe psikologjik. Ose një kombinim i të dyjave. Burgu mund të strehojë rreth 200 të arrestuar.

Të paraburgosurve u lejohet daja në ajër të pastër dhe ushtrime fizike, si dhe mundësia për të marrë pjesë në aktivitete të tjera të përshtatshme. Atyre u lejohet të lexojnë, të shkruajnë materiale, dhe kanë qasje në një bibliotekë që përmban libra, revista dhe gazeta në gjuhët e tyre amtare. Burgu ka televizion, mundësi për të ushtruar aktivitete të ndryshme fizike dhe jo vetëm. Mund të luajnë shah, futboll apo ndonjë sport tjetër.