Monedha e Eurozonës nuk ka shfaqur luhatje gjatë ditës së martë, duke qëndruar edhe sot sikurse dje në kuotën e 122.4 lekëve.
Edhe Paundi britanik vazhdon ditën e sotme të kuotohet njësoj, duke mos shfaqur ndryshime nga vlera e 143.2 lekëve, referuar të dhënave të Credins Bank.
Dollari amerikan ka pësuar një rënie të lehtë, duke zbritur në nivelin e 110.4 lekëve, krahasuar më ditën e djeshme.
Franga zvicerane nuk ka regjistruar lëvizje, duke mbetur edhe sot në vlerën e 111.5 lekëve.
Dollari kanadez dhe ai australian këmbehen sot me përkatësisht 83.5 lekë dhe 75 lekë. /SCAN