Stil

“Do bëhesh pishman që ke lindur”, shpërthen moderatorja shqiptare


               Publikuar në : 21:03 - 19/11/19 M S

Moderatorja Dajana Shabani, emri i së cilës është lakuar për lidhjen e saj të dashurisë, ka paralajmëruar dikë që i ka krijuar shqetësime. Ajo ka vënë re se emri i saj është përdorur në një aplikacion online. Një vajzë e quajtur Frensis, duket se ka dashur që të argëtohet nën emrin e moderatores.

Thanë se është ndarë nga boksieri, moderatorja shqiptare reagon për herë të parë

“Tinder” quhet programi që mundëson njohje dhe takime, të cilat mund të arrijnë deri në lidhje dashurie. Pasi ka vënë re se një vajzë e quajtur Frensis përdor fotografitë e saj, Dajana ka reaguar duke i bërë të qartë se do bëhet pishman për këtë veprim.

“Në aplikacionin Tinder janë përdorur fotot e mia nga e ashtuquajtura ‘Frensis’. Frensis nëse të gjej, do ta kuptosh si mund të bëhesh pishman që ke lindur! Dhe meqë qenke dhe e fakultetit të mjekësisë, do ta shpjegoj anatominë në Lushnje”, shkruan Dajana në Instagram.

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT