Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Euro 2020/ Sot finalja, pragndeshja, deklaratat, formacionet e mundshme

4 vjet ago
in Kryesore, Sport

Si vijnë skuadrat?

Pas dy gjysmëfinaleve epike, Londra, sonte, pret një ndeshje vendimtare e cila, për herë të parë në historinë e europianëve, shikon Anglinë në finale. Nga triumfi i tyre në Kupën e Botës 1966 në ish-stadiumin Uembli, Anglia ka humbur gjysmëfinalet e pesë turneve të mëdha: EURO ’68 dhe ’96, Kupat e Botës 1990 dhe 2018 dhe Ligën e Kombeve UEFA 2019. Sidoqoftë, ata kaluan Gjermaninë, Ukrainën dhe, të mërkurën mbrëma, në kohën shtesë, Danimarkën duke fituar mundësinë për të përfunduar thatësirën 55 vjeçare.

Titulli i vetëm evropian i Italisë daton që nga viti 1968. Ata gjithashtu humbën finalet e vitit 2000 dhe 2012, megjithëse që kur u bënë kampionë kontinental ata kanë fituar dy nga katër Kupat e Botës. Italia mundi Spanjën me penallti të martën dhe nëse kjo ndërpreu teknikisht serinë e tyre të 13 fitoreve radhazi (dhe rekordin e 15 fitoreve radhazi në europiane, përfshirë kualifikimet), mbeten 33 ndeshje të pamposhtur.

Formacionet e mundshme:

  • Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Barella, Jorginho, Verratti; Chiesa, Immobile, Insigne

Në dyshim Lokateli

  • Anglia: Pickford; Walker, Stones, Maguire, ShaW; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Kane

Në dyshim: Foden

Deklaratat e pragndeshjes

Roberto Mançini, trajner i Italisë: “Ne kemi punuar për këtë prej shumë vitesh, kështu që jemi shumë të lumtur dhe falënderoj lojtarët për atë që kanë bërë deri më tani. Nuk kemi fituar ende asgjë, të dielën do të duhet të fitojmë për ta mbyllur rrugëtimin me një sukses. Anglia do të ketë një stadium të tërë pas vetes. Do të varet nga ne që ta vendosim nën presion. Një finale është pak më ndryshe nga ndeshjet e tjera, do të duhet të luajmë me kujdes, por edhe me gëzim sepse mund ta fitosh një finale vetëm nëse del në fushë për t’u argëtuar “.

Xhorxhio Kielini, kapiten i Italisë: “Duhet të kemi zemër të fortë dhe kokë të kthjellët. Do të ketë raste kur duhet të jemi trima dhe të tjerët kur duhet të jemi fleksibël. Nuk mund të futesh në një ndeshje duke menduar që do të jesh në kontroll për 90 minuta. Është një finale dhe do të duhet të shohim detajet për ta fituar atë. Ndeshje si kjo mund të mos vijnë kurrë më për mua në karrierën time, është e veçantë të jesh pjesë e saj. Jemi të vetëdijshëm se sa e rëndësishme është kjo ndeshje.”

Garet Sauthgejt, trajneri i Anglisë: “Realiteti i çdo skuadre është që kurrë nuk i mbledh më po ata 26 lojtarë. Thjesht nuk funksionon ashtu. Këta (lojtarët e Anglisë) po lënë një trashëgimi të shkëlqyer, çfarëdo që të ndodhë, por bëhet fjalë për ngjyrën e medaljes dhe ke shumë pak mundësi në jetë për të arritur diçka të tillë. Kështu që duhet ta shfrytëzojmë momentin dhe t’i japim vetes shansin më të mirë për të fituar. Ndoshta, [në Kupën e Botës 2018] në Rusi, ne u ndjemë pak më ndryshe; shkuarja në gjysmëfinale dhe në atë që vërtet besonim se ishte e mundur, ndërsa tani e dimë se do të jemi akoma të pakënaqur nëse të hënën nuk e kemi fituar turneun”

Herri Kejn, sulmues i Anglisë: “Ne besojmë shumë në ekip. Kemi forcë të madhe në ekip, por shumëçka mund të ndodhë në një finale dhe duhet të sigurohemi se jemi në krahun e duhur. Kemi thyer barriera gjatë rrugës, por e kemi nisur këtë turne me synimin për ta fituar dhe tani kemi mundësinë të shohësh tifozët në rrugë ashtu siç ka ndodhur dhe të shohësh mirëseardhjen që na priti teksa futeshim në hotel dhe kur u larguam nga “St George’s Park“ kjo na tregon se sa i madh është rasti “.

Anglia luan në shtëpi, si ndikon kjo

“Ne u dhamë të gjithëve shumë buzëqeshje, por sonte tifozët ishin të pabesueshëm. Mendoj se ishin fantastikë, ata na drejtuan, veçanërisht në kohën shtesë, dhe ne arritëm të gjenim golin e fitores.”

Këto ishin fjalët e Jordan Hendersonit, duke iu referuar faktorit Uembli që ndihmoi lojtarët e Anglisë të kalonin pengesën e fundit dhe të hynin në një finale tjetër pas 55 vitesh. Më në fund!

Henderson është një lojtar që di gjithçka mbi efektin që tifozeria vendase mund të ketë tek një ekip. Skuadra e tij e Liverpulit, për shembull, me siguri kurrë nuk do ta kishte përmbysur atë 3-0 kundër Barcelonës në gjysmëfinale në 2019-ën pa Anfieldin elektrizues.

Dallimi me Anfieldin është se ekziston një themel besimi i ndërtuar nga vite përpjekjesh të paepura. Për Anglinë, siç tha Gareth Southgate përpara triumfit të tyre në gjysmëfinale ndaj Danimarkës, Uenbli i ri, ku Anglia luajti për herë të parë në 2007-ën, nuk e ka një histori të tillë. “Uembli ka një histori të shkëlqyera, sigurisht, por për ata prej nesh që janë në një farë moshe, shumë nga kujtimet lidhen me stadiumin e vjetër,” tha ai.

Thirrja e Southgate ishte të krijojnë “momente ikonë” të reja nën harkun e stadiumit të ri, një kërkesë e mirëpritur nga një ekip që ka filluar të shkruajë një kapitull të ri nën trajnerin e tyre jashtëzakonisht të zgjuar, të sigurt dhe me mendimin për të ecur përpara. Në këtë kuptim, ekipi dhe stadiumi kanë një mision të përbashkët për të bërë histori në këtë turne, ashtu siç ekipi i mëparshëm anglez bëri nën hijen “Kullat e Vjetra Binjake” në 1966.

Tifozeria vendase luajti pjesën e saj kundër Gjermanisë në raundin e 1/8-ave dhe të mërkurën në mbrëmje – me 64,547 veta në Uembli – ia dolën përsëri kësaj rradhe për të kapur një finale kundër Italisë në një arenë ku Anglia ka fituar 13 nga 15 ndeshjet e fundit.

Dhe tani për Italinë. “Një finale. Në shtëpi. Po, çfarë ndjesie,” tha Kane pas ndeshjes me danezët. Historia ka ndodhur që të tregojë se një finale në shtëpi nuk është gjithmonë një ndjenjë e mirë. Franca humbi një të tillë pesë vjet më parë, Portugalia një tjetër në 2004-ën, e mundur nga Greqia. Vetëm dy herë më parë një komb ka fituar një Europian në shtëpi: Spanja në 1964-ën, Franca në 1984-ën. Por kjo është Anglia e një brezi të ri, një Angli e re dhe një histori e re.

Tags: AngliaEuro 2020finalefinaljaItalia

TË LIDHURA

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon
Sport

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Fitorja e parë sezonale vjen në derbi, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit
Sport

Fitorja e parë sezonale vjen në derbi, Tirana triumfon pastër ndaj Partizanit

21:21 | 03/10/2025
Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi
Aktualitet

Tjetër aksident në vend, polici përplas për vdekje pasagjeren sapo ajo del nga autobusi

20:19 | 03/10/2025
Next Post

Aksidenti me pasojë vdekjen, arrestohet shoferi 47-vjeçar

Sarandë/ Kambistit i grabisin 5 milion lekë

Elbasan/ Aksident me humbje jete gjatë natës në Gostimë-Mollas

Si hapen sot gazetat sportive europiane, 11 korrik 2021

JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025




TË FUNDIT

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen
Bota

Negociatat/ Hamas pranon të lirojë të gjithë pengjet izraelite, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi paqen

by mirseda
22:40 | 03/10/2025
0

Hamasi ka thënë se pranon të lirojë pengjet izraelite, të vdekur dhe të gjallë, sipas planit të...

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

“Premio për fitoren në derbi”, Presidenti i Tiranës: Faleminderit djemve, rikthejmë ekipin aty ku i takon

22:33 | 03/10/2025
Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

Jonida Vokshi prek zemrat në njëvjetorin e vdekjes së babait

22:19 | 03/10/2025
Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

Taylor Swift, gruaja më e pasur në botë: pasuria e saj tejkalon atë të 50 vendeve së bashku

21:58 | 03/10/2025
SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

SHBA/ Qeveria po shqyrton mundësinë e prerjes së monedhës me imazhin e Trump

21:40 | 03/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com