E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Profil/ Kalvin Phillips, “Pirlo i Yorkshire”, babai i mbeti dyerve të burgut

Origjina

Kalvin Mark Phillips lindi në Leeds në 1995, nga një nënë irlandeze dhe një baba xhamajkan: Kalvin dhe shoku i tij i ekipit Sterling, gjithashtu me origjinë nga ishulli i Karaibeve, quhen “Marley’s Boys” (djemtë e Marlit), dy figura themelore në Anglinë e Gareth Southgate, që i bashkojnë të njëjtat rrënjë. Origjina i dallohet disi dhe nga modelet e flokëve që Phillips ka shfaqur në fushë, me gërshetat afro. Fëmijëria e Kalvinit përmban gjithçka përveç lumturisë. Babai i tij vazhdimisht hyn e del nga burgu, nëna është e detyruar të punojë jashtë orarit për katër fëmijët e saj (Kalvin ka dy motra dhe një vëlla). Midis shumë pasigurive në ekzistencën e tij, siguria e vetme i vjen nga topi: Kalvin hedh hapat e tij të parë në futbolli tek Wortley, pastaj kalon te ekipi i të rinjve të Leeds-it, ekipi i vendlindjes.

Majtas gjyshja, djathtas mamaja e tij

Leeds, tatuazh në lëkurë

Progresi i mesfushorit është i dukshëm, pak më pak se njëzet vjeç ai u bë kapiten i ekipit Under 18 dhe brenda një sezoni u fut në ekipin e parë. Prodhon sasi dhe cilësi në mes të fushës, djali ndihmohet nga fiziku dhe një vizion i jashtëzakonshëm loje: asistimet i ka autentike, të kombinuara me teknikë të mirë dhe një dëshirë të çmendur për të sakrifikuar veten për ekipin në çdo cep të fushës. Debutimi me të mëdhenjtë vjen më 6 Prill 2015 në një ndeshje kundër Uolverhampton-it. Në sezonet e ardhshme, prania e tij në ekip është një garanci dhe vetëm pas ‘pesë vitesh purgatori’ në Championship (kategoria e dytë angleze) Phillips, i mbiquajtur nga tifozët “The Yorkshire Pirlo” (Pirlo i Yorkshire-it) dhe ekipi i tij bëjnë hapin vendimtar: ngjitja në Premier League në vitin 2020 vjen me trajnerin argjentinas, të çmendurin Marcelo Bielsa. Ai sezon i shkëlqyer në aspekt personal tërhoqi dhe vëmendjen e ekipit kombëtar. Data ishte 25 gusht 2020 kur Gareth Southgate e grumbulloi: nuk kishte ndodhur prej gjashtëmbëdhjetë vitesh (Alan Smith në 2004-ën) që një lojtar i Leeds-it të grumbullohej me “Tre Luanët”.

Maja

Me klubin e tij më 12 shtator 2020 Phillips bën debutimin në Premier League kundër Liverpool-it. Më 8 shkurt 2021 lojtari kap kuotën e 200 ndeshjeve me fanellën e Leeds-it. Goli i parë në kampionat do të vijë vetëm javën e fundit, nga një goditje e lirë kundër Ëest Bromëich Albion. Një shenjë që i shkon përshtat një sezoni që përfundoi me vendin e nëntë në kampionat dhe grumbullimin në ekipin kombëtar për Kampionatin Evropian ku ai është titullar përballë shokëve të skuadrës që mund të jenë shumë më të mediatizuar se ai. Jo keq për një djalë që ka luajtur në Championship deri vitin e kaluar.

Në aspektin personal… Kalvin ka të njëjtën të dashur që kur ka qenë 11 vjeç.

Dhe babai i tij po e ndjek Euro 2020 nga burgu. /Përshtati Totila Kotorri/ TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Luiza Gega përfundon garën e 3000 metrave me pengesa, në çfarë vendi u rendit

Atletja Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, ku dhe u...

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...