E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Profil/ Sterling, djali që ndihmonte mamanë të pastronte hotelin Stonebridge

I cilësuar si “next big thing” (shpërthimi i rradhës) në futbollin anglez, Raheem Sterling ka përjetuar një karrierë të përmbysur. Anësori i talentuar, natyrshëm, shpesh herë ka qenë në shënjestër të mediave për jetën jashtë fushës dhe për momentet e thatësirës në gola. Por, lojtari anglez i lindur në xhamajka po kalon momentet më të mira të karrierës së tij si me Mançester Sitin dhe me kombëtaren angleze, me të cilën luan të dielën finalen e Europianit 2020, finalen e parë të Anglisë pas 55 vitesh.

Konteksti

Sterling u lind më 8 dhjetor 1994 në Kingston, Xhamajka. Ai la qytetin e tij të lindjes dhe u transferua në Londër me nënën e tij në një moshë shumë të re. Ai gjithashtu humbi babanë i cili mbeti në Xhamajka kur Raheemi ishte vetëm 9 vjeç.

Duke qenë një njeri me ngjyrë në tokën e “të bardhëve”, ai duhej të duronte ditë të këqija – ditë lufte dhe oazi i tij i vetëm i qetësisë ishte futbolli. Ai bëri bujë në ekipin e të rinjve të Queens Park Rangers dhe u cilësua që në fillim si një yll i ardhshëm i ekipit kombëtar.

“Në atë kohë nuk e kuptoja, por nëna po përpiqej në mënyrën e saj, duke u përpjekur të krijonte një jetë më të mirë për ne. Kur isha pesë vjeç, u transferuam në Londër për të qenë me të, dhe kjo ishte kohë e vështirë sepse kultura ishte shumë e ndryshme nga ajo që isha mësuar dhe nuk kishim shumë para. Nëna ime gjithmonë sigurohej që të merrnim ato që na duheshin, por sigurisht që nuk ishim të pasur. Ajo punoi si pastruese në disa hotel për të bërë para shtesë që të mund të paguante diplomimin e saj. Kurrë nuk do ta harroj kur jam zgjuar në 5 të mëngjesit, para se të shkoja në shkollë, për ta ndihmuar të pastronte banjat në hotelin Stonebridge. Por kur isha në shkollën fillore isha keq. Unë thjesht doja te dilja dhe te luaja futboll, te vrapoja në baltë dhe te ndjehesha si Ronaldinjo. Isha aq keq sa me përjashtuan nga shkolla fillore. Por nuk doja të mërzisja mamanë, kjo ishte e arsyeja pse fillova të sillem më mirë dhe u ktheva në shkollë”.

Debutimi

Sterling përfaqësoi “Tre Luanët” në ekipet e të rinjve nën 16, 17, 19 dhe 21 vjeç. Ai bëri debutimin për ekipin e parë kundër Suedisë në nëntor 2012 në Stokholm. Adoleshenti luajti për 85 minuta para se të zëvendësohej nga Vilfrid Zaha. Skuadra angleze relativisht e papërvojë mori një rrahje 4-2 nga ekipi vendas.

Ngjitja drejt lavdisë

Rritja meteorike e Sterlingut filloi pas lëvizjes së tij për tek Liverpuli. Ai u bashkua me ekipin e të rinjve në 2010-ën dhe bëri debutimin e tij të parë në 2012-ën.

Reputacioni i tij në rritje në nivel klubi e bëri një zgjedhje të sigurt për ekipin kombëtar në Kupën e Botës 2014. Sidoqoftë, adoleshenti u kritikua ashpër pas një performance katastrofike në Kupën e Botës nga media angleze. Ai shënoi golin e tij të parë për “Tre Luanët” kundër Lituanisë në Kualifikueset Evropiane 2016. Kampionati Evropian 2016 ishte një tjetër turne për t’u harruar për të riun. Ndërsa trajektorja e tij e performancës me ekipin kombëtar ka pasur luhatje, talenti i tij i jashtëzakonshëm e bën atë një lojtar integral në klub, sidomos tek Siti, ku ka fituar 3 Premier.

Përgatiti Totila Kotorri/ Tirana Today Sport

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...

E vr*u për pronën/ “I trembem hakmarrjes”, vëllai i vras*sit kërkon mëshirë

Pak ditë më parë, një sherr mes kushërinjve për pronën në Lushnje përfundoi me një të vrarë. Autori i krimit, Kastriot Hasalla pritet të...

‘Cënoi besimin e publikut’, KPA shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), shkarkoi nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj. Në vendim thuhet se Hajdarmataj ka cënuar besimin...