E mërkurë, 4 Gusht, 2021
35.5 C
Tirana

Profil/ Analizë taktike e Locatelli-t, diamanti i Italisë

Manuel Locatelli së pari tërhoqi vëmendjen e sportdashësve me golin e fitores ndaj Juventusit në një ndeshje të Serisë A, sezoni 2016/17, kur Milani ishte në pikë të hallit dhe Juventusi në ‘majën e Olimpit’. Shumë shpejt, i shpallur trashëgimtar i madhështisë së mesfushës së Milanit, ai e humbi ngadalë vëmendjen e medias dhe opinionit spportiv në përgjithësi, derisa siguroi transferimin tek Sasuolo në 2018-ën dhe më pas u kthye ngadalë në një të spikatur tek jeshil-zinjtë nën urdhrat e Roberto De Zerbit. Tani, në radarin e mjaft gjigantëve evropianë, veçanërisht pas fillimit të tij të shkëlqyeshëm në Kampionatin Evropian, le të hedhim përciptas një vështrim në stilin e tij të lojës dhe ndikimin që ka në një ndeshje që luan.

Mesfusha e zakonshme e Sasuolos:

Nën drejtimin e Roberto De Zerbit, Sasuolo ka luajtur me shumë formacione por ka ruajtur disa ide bazë, stili ishte gjithmonë zotërimi i topit, dhe Locatelli ka luajtur gjithmonë në qendër të mesfushës, për të ndërtuar lojën.

Sasuolo e ka mbajtur topin mesatarisht 59.5% në kampionat, një nga shifrat më të larta, dhe shumica e meritës i takon Manuel Locatellit. Ka një mesatare prej 78/90 pasimesh me një normë suksesi prej 87%.

Stili i lojës:

Locatelli zakonisht luan në pjesën e majtë të mesfushës si një organizator i thellë. Shpesh, zbret aq thellë sa zë (në mënyrë efektive) pozicionin e një qendër-mbrojtësi të 3-të. Atij i pëlqen të mbajë topin dhe të avancojë nga thellësia. Përfundoi sezonin me 68.6 nxjerrje topi nga mbrojtja në dalje përpara (me topin me vete), mesatarisht 5.13 për ndeshje.

Locatelli ka të gjitha llojet e pasimeve në artilerinë e tij dhe shpesh i pëlqen të prodhojë pasime nga krahu në krah për të ndryshuar lojën menjëherë, 2.59 pasime tërthore për 90 minuta është mesatarja e tij.

Zakonisht zbret për të mbështetur mbrojtësit në thellësi, duke u bërë një urë kalimi dhe njëkohësisht duke zënë hapësirat. Kur topi luhet tek ai, përdor lëvizjet me trup me efikasitet dhe përdor gjysmë-kthesat për të shmangur kundërshtarin dhe pastaj ka tendencën të luajë top të gjatë ose pasim tek lojtari i fundit në 30 metrat e fundit. Duke qenë një lojtar që luan kaq poshtë, në përgjithësi nuk pritet të ketë shumë gola dhe asistime, duket dhe nga statistikat 0.18 asiste të pritshme për 90 minuta, dhe statistika për golat e pritshëm është gjithashtu mjaft e ulët, përgjithësisht sepse edhe ato goditjet e pakta që bën janë kryesisht nga jashtë zone. Por, gjithsesi, ai ende kontribuon me 2.54 gjuajtje duke ndërmarrë veprime (pasime / lëvizje që lejojnë shokët e skuadrës të gjuajnë në portë).

Pasim “throught ball” (top përmes) në zonë të populluar

Çdo mesfushor qendre duhet të japë kontribut mbrojtës, dhe Locatelli shkëlqen edhe në këtë departament, duke regjistruar disa nga statistikat më të mira në kampionat. Ai ka një mesatare prej 4.37 ndërhyrjesh të suksesshme për 90 minuta ndërsa mesatarja e dueleve ajrore të fituara është 2.03 për 90 minuta. Mbulimi i tij mbrojtës ndihmon ekipin e Sasuolos, skuadër që luan me presing që lart dhe në rast se presingu i tyre nuk funksionon, pozicionimi i Locatellit rezulton thelbësor në ndalimin e kundërzbritjes kundërshtare. Ai është jashtëzakonisht efikas në tranzicionet mbrojtëse, mesatarisht 10.97 marrje topi në 90 minuta, dhe kjo është një shifër mbreslënëse.

“Zona” ku Locatellit i mungon diçka, janë aftësitë e tij dribluese, të cilat nuk janë të klasit botëror. Ai vazhdimisht e ka kompensuar këtë, duke evoluar nga një mesfushor plotësisht sulmues, në një mesfushor krijues nga poshtë, i ngjashëm me pozicionin e Pirlos. Në fushë, zakonisht përballet me sfida të pakomplikuara kur ka topin dhe ka kohën dhe aftësitë e pasimit mjaftueshëm sa që mos të detyrohet të driblojë.

Përshtati Totila Kotorri për Tirana Today

Lokateli duke luajtur pasim pas shpine në 30-metërshin e fundit

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Luiza Gega përfundon garën e 3000 metrave me pengesa, në çfarë vendi u rendit

Atletja Luiza Gega zbriti në pistën e stadiumit të Tokios për finalen e madhe në garën e 3000 metrave me pengesa, ku dhe u...

I mori jetën gruas/40-vjeçari: Po e përgjoja, kishte një lidhje jashtëmartesore

Shqiptari Florand Shehu i cili masakroi me thikë gruan e tij para disa ditësh në Greqi, ka rrëfyer para autoriteteve se nuk ishte në...

VIDEO/Rama i shpalli ‘luf*ë të hapur’, Peleshi shfaqet me Dritan Lelin në Vlorë

Situata me zjarret është përkeqësuar gjatë ditëve të fundit. Flakët kanë mbërritur edhe në zonat e banuara, duke ndezur sinjalin SOS në Gjirokastër, Dukat,...

Verbëria e rutinës së dorëzimit të përditshëm

Nga: Agim Baçi Shpesh njerëzit tregohen të verbër, ose bëjnë sikur!”, tha shkrimtari portugez Jose Saramango në ceremoninë e marrjes së çmimit “Nobel” në vitin 1998, duke...

Humbi jetën mes flakëve/ Shoku i viktimës: Nuk kishim zjarrfikëse

Detaje të reja të rënda kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë ndodhur dje në fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër, ku mbeti...