Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e së premtes në fshatin Gjorm të Vlorës.
Gazetari i News24 Enrik Mehmeti thotë se viktima u qëllua me 6 plumba, një prej të cilëve më pranë zemrës.
Kontrollet janë shtrirë në vargmalet e fshatit Gjorm si dhe janë ngritur pika kontrolli deri në Selenicë, pasi autori i dyshuar është njohës i mirë i zonës.
Gazetari i News24 Enrik Mehmeti thotë se nuk dihen shkaqet e kësaj vrasje, pasi nëse do të ishte i mirëorganizuar, autori do të kishte një makinë me të cilën do të largohej dhe më pas do ta digjte makinën. Viktima njihej si biznesmen korrekt dhe jetonte në Levan të Fierit.















