E premte, 15 Janar, 2021
3 C
Tirana

Erdhi për pushime, por i dogjën makinën luksoze. Ja kush është pronari që ra pre e sulmit (FOTO)

Gjatë natës, në parkimin e një hoteli në Vlorë është djegur një automjet luksoz. Mësohet se makina është në pronësi të një shtetasi nga Maqedonia, i cili është emigrant në Gjermani.

Lidhur me rastin në fjalë, vetë pronari i mjetit, Burim Zyberi ka thënë se nuk ka dyshime dhe as konflikte me asnjë person, dhe se në Vlorë kanë ardhur me pushime prej 4 ditësh.

Zjarri është shkaktuar në mënyrë të qëllimshme. Para grupit hetimor, ai mësohet të ketë mohuar se ka pasur konflikte me njeri.

“Unë jam nga Maqedonia. Kam ardhur për pushime në Shqipëri, ka katër ditë. Dhe ja, ka ndodh kjo.

Më kanë djegur automjetin. S’kemi dyshime, s’kemi zënka, s’kemi asgjë me askënd.

Jetojmë në Gjermani dhe kemi ardhur për pushime. Është shumë keq të ndodhin këto. Policia po heton dhe kamerat e sigurisë. Kanë kapur çfarë ka ndodhur”, mësohet të jetë shprehur ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA vijon tërheqjen e trupave nga Afganistani, kanë mbetur vetëm 2.500

Ushtria amerikane ka ulur nivelin e trupave në Afganistan në 2.500. Ky është niveli më i ulët i pranisë amerikane në gati dy dekada,...

Aksidenti me 4 viktima/ Momenti i parakalimit të gabuar të ‘Citroen-it’ (Video)

Publikohet video e aksidentit që i mori jetën 4 shtetasve nga Kosova në Rrugën e Kombit, mbrëmjen e djeshme (14 janar). Në videon e publikuar...

Rigoni dhe samiti i Tiranës

Nga: Frrok Çupi Këtu është në plan një samit dialogu mes shteteve fqinje, por njëkohësisht disa kanë lëshuar fjalë kundër, sikur ‘u bëmë ne shqiptarët...

Vllaznia me njërën dorë te titulli, Teuta zhyt Bylisin në krizë

Përfundojnë dy ndeshjet që hapën siparin e javës së 14 të Kategorisë Superiore. Teuta mundi me rezultatin e pastër 2-0 Bylisin, dhe me këtë fitore...

Nuk mbajti premtimin për ujësjellësin, banorët lidhin te pema kreun e komunës

Kryetari i komunës në qytetin jugor meksikan Chiapas, Oscar Ramirez është lidhur nga banorët e zonës, pasi nuk mbajti premtimin për ndërtimin e një...