Emrat/ Këta janë 28 kandidatët për deputetë që KQZ-ja ka çuar për verifikim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikim 28 kandidatë nga listat e partive politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Nga lista e publikuar, bie në sy emri i Tom Doshit, për të cilin ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka kërkuar të mos futet në zgjedhje, pasi është shpallur person ”non grata” nga SHBA-të.

Ndërkohë, emri i Dashamir Tahirit  është po ashtu për verifikim, i larguar nga Parlamenti përmes ligjit të dekriminalizimit, por i futur në listën e “Lëvizjes për Ndryshim” të Jozefina Topallit.

Për verifikim nga radhët e PD, emrat që tërheqin vëmendjen janë ish-kryebashkiaku i Mallakastrës Agron Kapllanaj dhe futbollisti Gentian Muça. Nga Partia Socialiste është Arian Bitri, Halim Dauti dhe Leonard Beqiri.

Lisat e plotë: