Vaksinat kineze/ Qeveria i akordon 10 mln dollarë Ministrisë së Shëndetësisë

Qeveria i ka akorduar Ministrisë së Shëndetësisë një shumë shtesë prej 10 milionë dollarë, e cila do të shërbejë për të blerë vaksinat kineze Sinovac nga kompania turke “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret”.

Vendimi është zbardhur në Fletoren Zyrtare ditën e sotme duke hyrë në fuqi menjëherë.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama erdhi nga Stambolli me 192 mijë doza të vaksinës kineze, ndërsa zbuloi se marrëveshja është bërë për 1 milionë doza.

Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe 3 ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V.