”Bëj vetëm makarona”/ Kush është ministrja e Ramës që nuk di të gatuajë

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka zbuluar ditën e sotme se ajo nuk di të gatuajë, dhe e vetmja gjë që di të bëjë janë makaronat dhe ato më klasiket.

E ftuar në emisionin “Historia ime”, Denaj ka folur më gjatë për jetën e saj profesionale dhe private.

Ministrja ka zbuluar se ajo ka një pasion e cila është zhytja nënujore, ajo tani është një zhytëse profesionale me licencë.

Pjesë nga intervista

Mirela Milori: Me gatimin keni lidhje?

Anila Denaj: Vetëm makarona dhe ato më klasiket.

Mirela: Mendova “scuba diving”,(zhytëse nënujore), minister e Financave, 18 vite në një kompani gjermane me rregulla strikte të cilat ju kanë kalitur, mendova që dhe tek gatimi, apo këtë e ka Klodi?

Anila Denaj: Do të thosha që as ai nuk e ka në shtëpi, por unë jo një herë. Mundet që për arsyet e emergjencës të siguroj një ushqim deri tek pastaj.

Anila Denaj: Unë ata që bëj miq, i kam gjithë jetën edhe ata që kam në Shqipëri dhe ata që i kam jashtë. Ndërkohë ka qenë gati e pamundur këto dy vite dhe dy muaj sepse intesiteti ka qenë i lartë. Unë jam mësuar dhe në bankë sepse intensiteti nuk ka qenë më i vogël, por këto dy vite kanë qenë më të pazakontë dhe ka qenë viti i fundit si rezultat i shumë ngarkesave për të përballuar edhe me akte juridike, nevojat buxhetore për rindërtimin, për shëndetësinë etj, kështu që nuk ka patur mundësi sepse dalim vonë dhe marrëdhëniet i mbajmë me WhatsApp me Zoom.