Emiratet e Bashkuara Arabe vijojnë të japin ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.
Kësaj here Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sjellë 460 çadra dimërore, për familjet në zonat rurale.
“Solidaritet anekënd botës pas tërmetit të 26 nëntorit. Emiratet e Bashkuara Arabe u janë bashkuar vendeve që po ndihmojnë në përballimin e pasojave të tërmetit, duke sjellë 460 çadra dimërore për të lehtësuar sadopak vështirësitë e familjeve të prekura në zonat rurale, të cilat e kanë të pamundur të strehohen nëpër hotele”, ka shkruar ministrja Xhaçka në profilin e saj.
Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë 3 milion euro për të prekurit nga tërmeti, që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.