E premte, 10 Prill, 2020
19 C
Tirana

Trump kërkon nga Banka Botërore që të mos i japë më kredi Kinës

loading...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i bëri thirrje Bankës Botërore që të ndalojë dhënien e kredive për Kinën, një ditë pasi ky institucion bankar miratoi një plan kredie për Pekinin.

“Pse Banka Botërore po i huazon para Kinës? A është kjo e mundur? Kina ka shumë para, edhe nëse ata nuk kanë, i krijojnë. STOP”, ka shkruar në Twitter presidenti amerikan më 6 dhjetor.

Banka Botërore më 5 dhjetor miratoi një plan për të ndihmuar Kinën me 1 miliard deri në 1,5 miliard dollarë kredi me interes të ulët, deri në qershorin e vitit 2025.

Kjo organizatë ndërkombëtare tha se kreditë për Kinën do të ndihmonin avancimin e tregut dhe reformave fiskale për të inkurajuar zhvillimin e sektorit privat dhe për të ndihmuar në promovimin e zvogëlimit të ndotjes dhe emetimeve të karbonit.

SHBA-ja është aksionarja më e madhe në Bankën Botërore, por nuk ka fuqi të vetos, kur bëhet fjalë për dhënien e kredive për shtete specifike.

Këto kundërshtime të SHBA-së lidhur me dhënien e kredive për Kinën, vijnë në kohën e tensioneve të rritura në mes të dy shteteve lidhur me tregtinë, raporton “Rel”.

Trump ka kërcënuar se do të vendosë tarifa të tjera mbi 156 miliardë importe të Kinës më 15 dhjetor, nëse faza e parë e marrëveshjes së tregtisë nuk arrihet. Nëse vendosen këto tarifa shtesë, ka gjasa që Kina do të përgjigjet në mënyrën e njëjtë, gjë që do të ndikonte në tregjet botërore të aksioneve.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

U plagos aksidentalisht gjatë kapjes së Orges Bilbilit, Lleshaj viziton qytetaren në spital

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka vizituar ditën e sotme në spital qytetaren e cila u plagos gabimisht, gjatë aksionit për kapjen e Orges...

“Fundjavë Ndryshe” pranë qytetarëve, pas Korçës shpërndan 45 ton ndihma në Shkodër

“Fundjavë Ndryshe” është duke vazhduar aksionin masiv të shpërndarjes së ndihmave në të gjithë Shqipërinë. Pas qytetit të Korçës, ku u shpërndanë 45 ton...

Mbretëria e Bashkuar vijon të shënojë shifra të larta, bilanci i viktimave në 24 orët e fundit

Mbretëria e Bashkuar po përjeton ditët e saj më të vështira që nga shpërthimi i koronavirusit në vend. Mediat britanike kanë publikuar bilancin e 24...

Numri i viktimave vijon të jetë në rënie në Itali, bilanci për 24 orët e fundit

Situata nga koronavirusi duket të jetë stabilizuar në Itali, teksa numri i viktimave po shënon rënie nga dita ditës. Në 24 orët e fundit në...

“As që bëhet fjalë për tërheqje”, Rama i përgjigjet Shoqërisë Civile për ndryshimet në Kodin Penal

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur shoqatave të Shoqërisë Civile në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal për ata që shkelin masat kundër koronavirusit. Këta...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT