Një 29-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë britanike, pasi akuzohet për vrasjen e 27-vjeçarit Grineo Daka në Leyton.
I arrestuari identifikohet si Edison Brahimi, banues në Camden Road. Sipas mediave vendase, viktima u qëllua për vdekje në klubin ‘Pheonix Snooker’ në muajin korrik.
Brahimi u dërgua në një stacion policie në jug të Londrës. Ndërsa ditën e sotme pritet të dërgohet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës të Thames.