pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuandinamobetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomganobetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinjojobet girişbetplaycasinowon girişjojobetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişjojobet güncel girişcasinowon güncel girişimajbet girişimajbetcasinowonkavbetganobetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomcasinowonjojobetibizabetholiganbetcasibombahiscomhititbetjojobetbettiltbettiltmatbetgrandpashabetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Edhe sa duhet të pritet për formimin e Qeverisë?

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant

Zgjedhjet e 6 tetorit kaluan me incidente më të pakta se zgjedhjet e kaluara dhe me numër më të madh të qytetarëve që dolën të votojnë. Ato u konsideruan si më demokratiket, e tash që përfunduan, cilat janë procedurat që ndiqen deri në formimin e Qeverisë?

Përparim Leka

Së pari duhet të pritet që të shpallet rezultati përfundimtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. E për t’u shpallur ky rezultatet duhet të pritet që të numërohen të gjitha votat me kusht, të personave me nevoja të veçanta dhe votat e mërgatës. Ky proces nuk pritet të fillojë as këtë javë. Kjo për shkak se KQZ ka pranuar se ka ndodhur një gabim teknik në formularin e numërimit të votave.

“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’ju ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti”, ka thënë Daka në mbledhjen e KQZ-së.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të rinumërohen 303 vendvotime. Ky numërim pritet të fillojë të enjten dhe do të zgjasë disa ditë.

Ndërkohë rezultatet preliminare kanë dalë, dhe e para është Lëvizja Vetëvendosje me 25.50% të votave, ndërsa e dyta menjëherë afër saj është LDK’ja me 24.83% të votave.

Pas publikimit të rezultateve përfundimtare të KQZ’së do të hyjë në lojë presidenti i vendit. Sipas Kushtetutës së Kosovës, neni 95.1. thuhet se pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Ishte pikërisht interpretimi i këtij neni, nga Gjykata Kushtetuese që i mundësoi PDK-së në vitin 2014 të jetë mandatar i krijimit të qeverisë, e jo koalicioni VLAN që kishte shumicën pas krijimit të koalicionit paszgjedhor. Andaj edhe sivjet fituesi i zgjedhjeve pritet të ketë mandatin e presidentit për krijimin e Qeverisë.

Pastaj, sipas nenit 95.2., Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë (15) ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Në këtë rast qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e thjeshtë të votave të të gjithë deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Ekziston edhe varianti i mos votimit të kandidatit për kryeministër nga deputetët.

Sipas nenit 95.4. Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, Presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë (10) ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka paralajmëruar një takim me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafën, dhe kandidaten për kryeministre nga ana e këtij subjekti, Vjosa Osmani, këtë të enjte që me njëherë të diskutohet plani për krijimin e Qeverisë së re.

Kështu pra, nëse marrëveshja për koalicion mes dy partive që kanë dalë të parat arrihet pa shumë vonesa, nuk pritet që të ketë Qeveri të re së paku deri në mesin e muajit nëntor të këtij viti. /Express

Tags: duhetformimpritetqeveri

TË LIDHURA

Kryesore

Shkodër/ Shoferi përplas me makinë 4 persona pas një sherri, zbardhen detajet e ngjarjes

16:37 | 11/06/2026
Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

13:42 | 11/06/2026
Aktualitet

Diaspora në këmbë! Shqiptarët e Holandës ngrihen në protestë: Rama ik!

09:31 | 10/06/2026
Next Post

Kur çmenduria shkatërron vendin

Juncker përsërit thirrjen për BE: Shqipëria ka bërë reforma të guximshme

Kryemadhi shigjeton ndërkombëtarët: Janë bërë palë me qeverinë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Politikë

Rama protestuesve: “Cili është djalli që po tenton të hyjë mes nesh?”

by mirseda
19:46 | 12/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë akuzat dhe teoritë që lidhin projektin e Zvërnecit me interesa të huaja,...

Aktivistja: Nëse SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, do rrethojmë Kuvendin. Duhet të fitojmë!

19:40 | 12/06/2026

Rama: Shqiptarët s’janë “mish për top” kundër Trumpit

19:28 | 12/06/2026

35-vjetori i themelimit të PS, kryebashkiaku Veliaj: Gëzuar ditëlindjen familjes socialiste

19:22 | 12/06/2026

SPAK njoftim zyrtar, zbulohet lista e pasurive të sekuestruara, 336 llogari bankare dhe 18 vila

19:20 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com