Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Valë migrantësh drejt Kretës, qindra emigrantë mbërrijnë nga Libia, Greqia forcon masat e kontrollit

4 muaj ago
in Rajoni

Rreth 550 migrantë janë ndaluar ose shpëtuar nga autoritetet greke gjatë 48 orëve të fundit në jug të ishullit të Kretës dhe pranë ishullit Gavdos, në një nga valët më të mëdha të mbërritjeve të kohëve të fundit në këtë rajon të Mesdheut.
Sipas Rojës Bregdetare Greke, operacionet u zhvilluan në disa zona detare pas sinjalizimeve për mjete lundruese të mbingarkuara që po transportonin emigrantë drejt brigjeve greke. Autoritetet bëjnë të ditur se fluksi i varkave që nisen nga Libia drejt Kretës ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë javëve të fundit. Operacioni më i madh i shpëtimit u realizua në jug të Kretës, ku gati 200 persona, mes tyre 42 fëmijë të mitur, u nxorën nga një anije peshkimi dhe u transportuan në mënyrë të sigurt në tokë.

Të mbijetuarit deklaruan se kishin nisur udhëtimin nga brigjet libiane dhe se secili prej tyre kishte paguar rreth 3 mijë dollarë amerikanë për kalimin drejt Europës. Autoritetet greke dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar prej kohësh për rreziqet e mëdha që paraqet kjo rrugë migratore. Distanca prej afërsisht 300 kilometrash mes Libisë dhe Kretës është bërë një nga korridoret më të përdorura nga rrjetet e trafikimit të qenieve njerëzore, të cilat përfitojnë nga dëshira e migrantëve për të arritur në Bashkimin Evropian. Ministri grek i Migracionit, Thanos Plevris, deklaroi së fundmi se në Libi ndodhen aktualisht më shumë se 500 mijë persona që presin mundësinë për të vazhduar rrugën e tyre drejt Europës.
Zhvillimet në terren përkojnë me ndryshime të rëndësishme në politikën migratore të Greqisë. Parlamenti grek ratifikoi së fundi rregullat e reja të Bashkimit Europian për emigracionin dhe azilin. Ligji i ri do të hyjë në fuqi më 12 qershor dhe përfshin një sërë masash të reja për menaxhimin e emigracionit.

Mes dispozitave kryesore parashikohet ngritja e qendrave të mbyllura të pritjes në vende të treta, si dhe procedura më të shpejta për trajtimin e kërkesave për azil.

TË LIDHURA

Rajoni

I dehur në timon u fut me makinë në lokalin në Selanik, lirohet me kusht shqiptari

21:02 | 13/10/2026
Rajoni

Aksident i rëndë në Greqi, shqiptari përplaset me një motor, humb jetën 35-vjeçari

08:58 | 13/10/2026
Rajoni

Gjykata Speciale cakton datën për aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë

20:12 | 12/10/2026
Next Post

Socialistët “kyçin” gojën për protestat që kërkojnë largimin e tyre nga qeveria

Redi Muçi i kërkon dorëheqjen ministrit të Mjedisit, Balla: Ti je ndër më të pasurit këtu

Drejtuesja e Kuvendit i tërheq vërejtje Shehajt: Këtu s’ka as palaço as legena







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com