Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Edhe ne mund të çmendemi”, Salianji ironizon betimin e Arta Vorpsit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Cilët janë skenarët e protestës së 8 korrikut? Ish-deputeti zbulon detajet

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, akuzon qeverinë si fajtore për përplasjen mes institucioneve për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Salianji komentoi edhe vendimin e Metës për të dekretuar Marsida Xhaferllarin. Sipas tij, vendimi ishte i drejtë pasi ajo ishte e vetmja në listë.

Salianji foli edhe për projektrezolutën e votuar sot në Kuvend, duke u shprehur se ajo nuk asnjë fuqi.

Pjesë nga intervista:

Salianji: Presidenti ka dekretuar një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç e parashikon Kushtetuta.

Por thuhet Arta Vorpsi është në listë para …

Kushtetuta e ka përcaktuar qartë që anëtarin e parë e zgjedh Presidenti, pastaj parlamenti, dhe pastaj i vjen sërish radha Presidentit. Xhaferllari i bie të jetë në listë e para, përderisa janë zgjedhur dy anëtaret e tjera nga Parlamenti. Kjo rezolutë që bën parlamenti sot nuk ka asnjë fuqi, është njësoj sikur të mblidhet Parlamenti nesër dhe me rezolutë të përcaktojë se nuk duhet t’i zërë gripi asnjë nga anëtarët e tij. Qëndrimet nuk thonë asgjë, janë procedurat që përcaktojnë.

Lajmi i fundit/ Lëvizja “surprizë” e Arta Vorpsit

Çfarë domethënie ka qëndrimi i një institucioni të rëndësisë së veçantë, pra i Parlamentit?

Institucionet përplasen, por në fund e zgjidhin organet e drejtësisë, gjykatat. Qëndrimi i Parlamenti është dëshira e tij “O Zot na e plotëso këtë”. Nuk ka asnjë vlerë rezoluta, është propagandë dhe për të marrë vëmendjen.

A është Gjykata Kushtetuese në ngërç?

Kjo nuk është çështja jonë. Padyshim që Xhaferllari është sot në detyrë, ashtu si dhe dy anëtaret që ka zgjedhur Kuvendi. Lufta me Presidentin, gjasme për shkarkimin e tij, është për të kapur çdo institucion.

Edhe Vorpsi thotë se është në detyrë si gjyqtare e Kushtetueses…

Sa njerëz ka nëpër rrugë që thonë “Jam President i SHBA”, “Kam folur me UFO”, ka plot, disa dalin në media e bëhen qesharakë, disa janë vetëm në rrugë. Ajo nuk u votua në Kuvend, u votuan dy të tjerë. Presidenti ka bërë disa herë shkresa institucionale ndaj KED dhe institucioneve, duke iu thënë të bëjnë zgjedhjen e tyre, që të vijë radha e tij. Nuk ka sens, është budallallëk, nuk mund të jetë si thotë Rilindja, sepse ashtu do Rilindja. Nga pikëpamja ligjore, është tërësisht e qartë, pastaj me dhunë e forma të tjera për të zaptuar institucionet, kjo nuk ka varet nga një procedurë.

Sot Meta bëri thirrjen e fundit, a është përdhosur kushtetuta?

Padyshim që po. Deklarata e presidentit është emocionale, sepse ai nuk është se ka tani ndonjë gjë tjetër, përveç fjalës. Kushtetuta është dhunuar në rastin e zgjedhjeve të paligjshme, në rastin e mbajtjes së gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar, është shkelur për ligjin e teatrit, për prishjen e banesave tek Unaza. Është një republikë patatinash, se kush është më i fortë nga pikëpamja fizike. Është si në epokën e monarkëve absolutëve, ku monarku thoshte se “ligji jam unë”. Të gjithë e dinë që Presidenti, por edhe opozita, nuk ka asnjë instrument për ta bllokuar Reformën në Drejtësi. Institucionet janë të varur nga Rama.

Deklarata e Braçes se anëtari i katër nuk mund të bëhet i parë … Keni një koment për deklaratat e mazhorancës?

E kanë parë të gjithë shqiptarët se Brace shkoi në gjykatë dhe i bëri gjyqin zyrtarit të PS. Pra, këta çfarë nuk mund të thonë. Loja me i katërti, i pari, është kot. Presidenti zgjodhi të vetmen kandidate që ishte në radhë. Këto komente janë banale, të turpshme, të pista. Sistemi i drejtësisë sot drejtohet nga kunetër, motra, vëllezër, baxhanakë, dhe e kanë bërë situatën kështu. Ndaj, komentet e mazhorancës janë pa etikë, si çunat e pazarit që ndajnë pazaret e pista.

Çfarë mund të deklarojë presidenti?

Nuk e di, do sqarojë qytetarët për vendimmarrjen e vet. Më duket do të jetë dhe një qëndrim ndaj budallallëkut të Parlamentit. Betimi i Vorpsit te noterja ishte një budallallëk, që do të mbahet mend gjatë.

A interpretohen ligjet në mënyra të ndryshme te ne?

Kudo kështu ndodh. Madje edhe brenda organeve të administratës ka drejtori të ndryshme, që i interpretojnë ndryshe. Ndaj duhet të ngrihet sa më shpejt Gjykata Kushtetuese, sepse është një akt shumë i rëndësishëm për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njerëzve. Ka tendencë negative për të dëmtuar Xhaferllarin. Ajo ka kaluar të gjitha hallkat, se ndryshe do ta kishin “djegur” e “vrarë”, por s’i kanë gjetur asnjë cent.

Si e shikoni zgjidhjen?

Është e qartë, me vendosjen e të zgjedhurave, pa Vorpsin. Mund të çmendemi dhe ne sot si PS, të marrim dy emra nga ata që kanë kandiduar për në Gjykatën Kushtetuese, i çojmë te noteri dhe pastaj i bëjmë gjyqtarë.

Si do vini në pushtet?

Me votë. Padiskutim që ne jemi gati për zgjedhje të parakohshme, e themi këtë që në verë. Ne jemi gati për zgjedhje, për t’u përballur me kundërshtarin tonë. Basha po jep platforma të caktuara për çdo fushë. Jemi thuajse në një parafushatë elektorale, për të dhënë zgjidhje për problemet e çdo sektori të qytetarëve. Programi i PD, me ekspertizën e CDU gjermane. Ne marrim edhe propozime e mendime nga qytetarët e grupet e interesit, për t’i përfshirë në programin tonë. Ne kolonat e programit i kemi të qarta, por po marrim edhe mendimin e tyre. Ekonomia është sektori me më shumë prioritet. Ekonomia nuk po merr vëmendjen e duhur, por që është shqetësimi kryesor i qytetarëve. Shumë drama sociale ndodhin nga varfëria.

Kushtetuesja njeh Marsida Xhaferllarin si anëtare të saj

Tags: Ervin SalianjiGjykata KushtetuesemazhorancaProjektrezoluta

TË LIDHURA

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë
Aktualitet

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë

17:19 | 04/09/2025
Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit
Aktualitet

Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit

17:09 | 04/09/2025
Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet
Aktualitet

Kodi i ri i Etikës, Manastirliu: Mësuesi figurë kyçe në shkollë dhe komunitet

16:21 | 04/09/2025
Next Post
Dështimi i protestës për karburantin/ Paloka: Ku jeni o popull?!

Paloka sulmon Ramën: Do një drejtësi të kapur, justifikohet me ndërkombëtarët

“Jap dorëheqjen, nëse…!” Meta lëshon deklaratën ‘bombë’

FOTO/ Meta e nis konferencën duke ngritur dolli me një gotë ujë

Meta jep paralajmërimin e fortë, vendos ‘vijën e kuqe’

Meta jep paralajmërimin e fortë, vendos ‘vijën e kuqe’

JU REKOMANDOJMË

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

Vdekja e Zhejit/ Avokati: Ambulanca e Sarandës pa pajisje, u shkelën protokollet e urgjencës

16:17 | 29/08/2025
Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

Flet vëllai i 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar: S’kemi folur që nga dhjetori

14:01 | 29/08/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

LAJMI I FUNDIT/ Mediat spanjolle: Gjendet trupi i pajetë i Miklovan Danajt

19:10 | 01/09/2025




TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë/ Hashim Thaçi: Prokurori përballë nesh ka punuar roje paraburgimi, më ka kërcënuar dhe cenuar fizikisht
Kosovo

Gjyqi në Hagë/ Hashim Thaçi: Prokurori përballë nesh ka punuar roje paraburgimi, më ka kërcënuar dhe cenuar fizikisht

by mirseda
17:55 | 04/09/2025
0

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë publikuar transkriptin e seancës së 27 marsit 2025,...

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë

Merr fund pritja disavjeçare, hapet nesër për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë

17:19 | 04/09/2025
Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit

Pas pesë vitesh në arrati, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë të shumtë penal u arrestua në portin e Brindisit

17:09 | 04/09/2025
Publikohen formacionet zyrtare Gjibraltar-Shqipëri, Sylvinho hedh në fushë edhe debutues

Publikohen formacionet zyrtare Gjibraltar-Shqipëri, Sylvinho hedh në fushë edhe debutues

17:04 | 04/09/2025
Papa Leo XIV pret presidentin e Izraelit në Vatikan: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gaza

Papa Leo XIV pret presidentin e Izraelit në Vatikan: Të arrihet urgjentisht një armëpushim i përhershëm në Gaza

16:54 | 04/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com