Aktualitet

Lajmi i fundit/ Lëvizja “surprizë” e Arta Vorpsit


               Publikuar në : 15:06 - 15/11/19 L M

Arta Vorpsi ka hedhur sot një tjetër hap për njohjen e mandatit të saj si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi betimit te noterja Miranda Xhemalçe ditën e djeshme.

Sipas “BalkanWeb”, Vorpsi i është drejtuar sot me një kërkesë anëtarëve në detyrë për në Gjykatën Kushtetuese. Konkretisht: Vitore Tushës, Besnik Mucit, Elsa Toskës dhe Fiona Papajorgjit. Me anë të së cilës, kërkon prej tyre të njohin mandatin e saj si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

“Kam zbatuar vetëm ligjin”, reagon noterja ku u “betua” Arta Vorpsi

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë ndarë në vota të barabarta 2 me 2, duke mos arritur të marrin një vendim unanim për rastin e Vorpsit.

Ndërkaq, mësohet se Marsida Xhaferllari refuzoi të merrte pjesë në mbledhje.

Partnerja e Alibeajt fut në ‘kolaps’ Gjykatën Kushtetuese

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT