Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

E pabesueshme/ I rrëmbeu 130 milionë $, më pas i kërkoi këshilla në telefon se si t’i investojë

6 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha, TT, Video Galeri, W-Instant
E pabesueshme/ I rrëmbeu 130 milionë $, më pas i kërkoi këshilla në telefon se si t’i investojë

Cheung Tze-keung, ka qenë një ndër gangsterët më famëkeq të Hong-Kongut, qendra kryesore financiare në Azi. Ai njihej ndryshe edhe si “Big Spender” (Xhepshpuari), për shkak të shpenzimeve të mëdha që bënte.

Cheung lindi në prillin e vitit 1955 në provincën kineze Guangdong, teksa u transferua në Hong Kong me familjen e tij që në moshën 4-vjeçare. Në dallim nga shumica e gangsterëve më të njohur, ai nuk ishte anëtar i Triadës, mafies së mirënjohur kineze.

Madje thuhej se pjesëtarët e Triadës, dridheshin nga frika sa herë e ndeshnin Cheung në ndonjë tavolinë kazinoje. Ata e cilësonin si një njeri të krisur. Cheung Tze-keung, u njoh me botën e krimit nga babai i tij, që merrej me lojërat e paligjshme të fatit.

Cheung u fut për herë të parë në burg në moshën 16-vjeçare, teksa e kaloi pjesën më të madhe të rinisë së tij sa brenda dhe jashtë qelisë, duke u bërë shpesh pjesë e luftës me bandave rivale në rrugë, apo dhe qendrat e paraburgimit. Aktiviteti kryesor i bandës së tij, ishin rrëmbimet e njerëzve, grabitjet dhe kontrabanda e armëve.

Cheung Tze-keung u bë i famshëm përtej Hong Kongut, kur organizoi në majin e vitit 1996 rrëmbimin e Viktor Li, djalit të Li Ka Shing, biznesmenit më të pasur të qytetit, dhe njërit prej njerëzve më të pasur në botë. Në fillim ai i kërkoi Ka Shingut 200 milionë dollarë, në këmbim të lirimit e të birit.

Pas disa negociatash, Cheung mori vetëm 130 milionë dollarë në para të thata nga Li Ka-shing,. Pas 3 ditësh ai e liroi Viktor Li-në. Kjo shumë ishte më e madhja e marrë ndonjëherë nga një pengmarrës. Për çudi, Cheung Tze-keung i telefonoi pak orë më vonë biznesmenit Li Ka-shing, për t’i kërkuar një këshillë se ku duhet t’i investonte paratë e shpërblesës, që sapo kishte marrë nga rrëmbimi i djalit të tij.

Në një intervistë dhënë disa vite më vonë, Li kujton se i rekomandoi gangsterit të ndryshonte mënyrën e jetesës. “Ju keni marrë mjaftueshëm para, për t’i shpenzuar ato për pjesën e mbetur të jetës tuaj. Ndaj keni ende shanse që të ktheni rrugë, dhe të bëheni një njeri i mirë. Nëse vazhdoni të jetoni në këtë mënyrë, fundi juaj do të jetë i trishtueshëm”- i tha biznesmeni pengmarrësit të birit.

Në kohën e ngjarjes, Li u kritikua në atë kohë për mos paraqitjen e një raporti policor. Ndërkohë në vitin 1999, biznesmeni përgënjeshtroi zërat se kishte arritur një marrëveshje me autoritetet kineze, që çoi në ekzekutimin me vdekje të Cheung, dhe 4 anëtarëve të bandës në dhjetorin e vitit 1998 për krime të ndryshme përfshirë vrasjen, rrëmbimet, grabitjet dhe kontrabandën e  eksplozivëve.

Pavarësisht këshillës, Cheung vazhdoi të bënte gjithmonë një jetë të shpenguar. Ai humbte shuma të mëdha në kazino. Vendi i tij i preferuar ishin kazinotë e Makaut, ku mblidhen zakonisht për të luajtur shumica e bosëve të krimit nga Azia. Vetëm në një rast ai raportohet të ketë humbur 18 milionë dollarë.

Ndërkohë ai ishte bujar edhe me shumë njerëz, të njohur apo të panjohur. Gangsteri ishte gjithmonë tërësisht i vetëdijshëm për rrugën e zgjedhur. “Unë s’kam durim që të punoj për të jetuar. Në këtë botë, paraja është gjëja më e rëndësishme. Dhe unë zgjedh mënyra jo të zakonshme për ta fituar atë”- është shprehur në një rast

Në një rast thuhet se kur ishte në Bankok të Tajlandës, ai i dhuroi dhjetëra mijëra dollarë një piktori të ri që punonte në rrugë. Pak kohë para se të arrestohej, ai shpenzoi 1 muaj në një hotel luksoz në Shenzhen, gjatë së cilës “lau me para” në formën e bakshisheve të gjithë stafin e hotelit.

Cheung u arratis në Kinën kontinentale në janarin e vitit 1998, pasi nuk arriti të rrëmbente Sekretarin e Administratën Anson Chan, në shenjë hakmarrjeje për burgosjen e bashkëpunëtorit të tij, Yip Kai-foon. Por pas një operacioni blic, policia zbuloi 818 kg eksploziv në Sheung Shui, një zonë e Hong Kongut, dhe e akuzoi Cheung se kishte planifikuar bombardimin e godinave qeveritare.

Cheung u fsheh për disa kohë në provincën e vendlindjes së tij, Guangdong, nën një emër të rremë, pasi kishte korruptuar policinë lokale. Ai ra gjithsesi në prangat e policisë në gushtin e vitit 1998, bashkë me 35 anëtarët e bandës së tij. Në momentin e arrestimit, Cheung po planifikonte të rrëmbente magnatin e lojërave të fatit të Makau, Stanley Ho.

Gjyqi u zhvillua në Guangzhou, edhe pse krimet e tij ishin konsumuar në Hong Kong. Avokati i Cheung, kërkoi që gjyqi të transferohej në Hong Kong, por kjo kërkesë u hodh poshtë. Më 12 nëntor 1998, Cheung u shpall fajtor dhe dënua me vdekje. Ai u ekzekutua nga një togë pushkatimi më 5 dhjetor 1998./ TIRANA TODAY

Tags: 130 milionëE pabesueshmeinvestojëkërkoikeshillarrëmbeutelefon

TË LIDHURA

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”
Aktualitet

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

14:01 | 14/08/2025
Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

23:11 | 13/08/2025
Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime
Kuriozitete

Studiuesit krijojnë byzylykun që zbulon drogën që përdoret për përdhunime në takime

18:11 | 13/08/2025
Next Post
“Pickoi ministren”, Rama e paditi për shpifje. Aktivistja: Ku ti gjej lekët? (video)

“Pickoi ministren”, Rama e paditi për shpifje. Aktivistja: Ku ti gjej lekët? (video)

Aksidentohet aktorja e famshme

Aksidentohet aktorja e famshme

Kërkoi shtyrje të aplikimit, INTERPOL i kthen përgjigje Kosovës

Kërkoi shtyrje të aplikimit, INTERPOL i kthen përgjigje Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Tirana lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda këtë herë
Aktualitet

Tirana lëkundet sërish nga tërmeti, ja sa ishte magnituda këtë herë

by mirseda
18:45 | 15/08/2025
0

Një tjetër tërmet ka lëkundur kryeqytetin. Lëkundjet janë ndjerë rreth orës 18:24 minuta në Tiranë dhe qarqet...

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur” – shkolla “Talif Rexhepi” me një mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur” – shkolla “Talif Rexhepi” me një mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

17:25 | 15/08/2025
Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë për shkak të zjarreve

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë për shkak të zjarreve

17:09 | 15/08/2025
Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në plazhin e Miramares

Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në plazhin e Miramares

16:49 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com