Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

2 muaj ago
in Bota
Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

Në fund të vitit 2015, Kremlini arriti një fitore kyç kur nisi intervenimin ushtarak në Siri për të shpëtuar regjimin që po rrëzohej shpejt të presidentit të atëhershëm sirian, Bashar al-Assad, dhe për të konsoliduar rolin e tij si një aktor kryesor në Lindjen e Mesme.

Por, dhjetë vjet më vonë, Assadi është rrëzuar nga pushteti dhe një sërë ngjarjesh vendimtare – më e fundit është marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Gazës – po e zhbëjnë këtë përshtypje.

‘Rusia nuk është anashkaluar kaq shumë në aspektin diplomatik në Lindjen e Mesme që nga ndërhyrja e saj në Siri më 2015’, tha Hanna Notte, drejtoreshë për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes.

Ky status i tkurrur doli në pah në Egjipt më 13 tetor, kur presidenti amerikan, Donald Trump, bashkëkryesoi një samit ku morën pjesë udhëheqësit e më shumë se 20 shteteve, që synoi finalizimin e një armëpushimi të përhershëm në Gazë.

Rusia mungoi në këtë tubim diplomatik dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve se Moska nuk u ftua.

Kjo ndodhi pasi Kremlini anuloi një samit të planifikuar me udhëheqësit arabë, që ishte paraparë të mbahej më vonë gjatë kësaj jave në Moskë.

Bloomberg, duke u thirrur në burime që tha se kanë informacione për këtë temë, ka raportuar se arsyeja e vërtetë e anulimit të samitit ishte se shumë pak udhëheqës kishin konfirmuar pjesëmarrjen.

Zyrtarë evropianë, duke folur në kushte anonimiteti, po ashtu i thanë Radios Evropa e Lirë se marrëveshja dhe anulimi i samitit tregojnë se aktualisht po zbehet ndikimi i Rusisë në Lindjen e Mesme.

‘Ky ishte padyshim një tjetër shenjë se roli i Rusisë në rajon po zvogëlohet’, tha për Radion Evropa e Lirë një zyrtar i Bashkimit Evropian që merret me Rusinë dhe Euroazinë.

‘Anulimi i samitit është një shenjë tjetër. Vetëm dy udhëheqës – nga Siria dhe Irani – kishin pranuar të shkonin’ në Moskë.

Një tjetër diplomat i BE-së i tha Radios Evropa e Lirë se mungesa e Rusisë në samitin në Egjipt shënoi ‘një fitore për Perëndimin’.

‘T’i shohësh udhëheqësit amerikanë, arabë dhe perëndimorë në podium dhe asnjë rol rus – apo kinez – në gjithë këtë, ishte vërtetë një pamje e veçantë’, tha një diplomat i BE-së për Radion Evropa e Lirë.

Moska përballet me një Lindje të Mesme që po ndryshon me shpejtësi

Kjo ndodh pasi prestigji rus ka pësuar një sërë goditjesh në Lindjen e Mesme në vitet e fundit, teksa Moska e ka bërë prioritet pushtimin e Ukrainës, që pothuajse është në vitin e katërt.

Assad, për të cilin Rusia, në bashkëpunim me Iranin, ndërhyri ushtarakisht gjatë luftës civile në Siri, u rrëzua nga pushteti në fund të vitit 2024 dhe më pas u largua për në Moskë.

Sulmet e 7 tetorit 2023 të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që nxitën luftën Izrael-Gazë e vendosën Moskën përballë sfidave të reja diplomatike me Tel Avivin, pasi Moska kishte kaluar dekada të tëra duke ndërtuar raporte strategjike.

Më pas ndodhën sulmet ajrore amerikane dhe izraelite ndaj Iranit në qershor, që e lanë Teheranin – partnerin kryesor të Moskës në rajon – të dobësuar ushtarakisht dhe e bënë Rusinë hezituese për ta furnizuar Teheranin me më shumë armë.

Sipas analistëve, kjo është pjesë e një llogaritjeje të re politike nga Moska, e cila mbetet e përqendruar në luftën në Ukrainë dhe ka pak burime strategjike për t’i shpërndarë në rajonet e tjera të botës.

‘Është çështje kapaciteti’, tha Notte. ‘Qoftë paaftësi apo mungesë vullneti, Rusia thjesht ka më pak burime ushtarake për t’i angazhuar diku tjetër’.

Ngecjet diplomatike me të cilat po përballet Moska i shtohen një rrjeti të ndërlikuar partneritetesh dhe nevojash strategjike në të cilin po navigon Rusia në Lindjen e Mesme.

Rusia prej kohësh ka pasur raporte të forta me Iranin. Moska mbetet një nga investitorët e huaja kryesore dhe furnizuese armësh për këtë shtet, teksa Teherani e ka ndihmuar Kremlinin me dronë gjatë vitit të parë të pushtimit të Ukrainës, duke e ndihmuar edhe me ndërtimin e një fabrike në Rusi për prodhimin e fluturakeve pa pilot.

Megjithatë presidenti rus, Vladimir Putin, ka synuar që të zhvillojë raporte më të thella me shtetet e Gjirit sikurse me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite, që janë dy partnere gjithnjë e më të rëndësishme për Moskën të cilat nuk do të preferonin një Iran më të fuqishëm.

Kjo e ka lënë Moskën në një pozitë të vështirë, teksa përpiqet të mbështesë partnerin e saj kryesor në rajon dhe njëkohësisht synon të ruajë raportet me shtetet e Gjirit, të cilat kanë qenë vendimtare për mbijetesën e Moskës përballë sanksioneve që Perëndimi i ka vendosur pas nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Përderisa marrëveshja e fundit mes Izraelit dhe Gazës shënon një arritje diplomatike, një marrëveshje afatgjatë për paqe të qëndrueshme ende nuk është e sigurt se mund të arrihet.

Notte shtoi se, ndonëse roli i Rusisë në rajon mund të jetë në rënie krahasuar me kulmin që kishte pas ndërhyrjes në Siri, përjashtimi i saj nga samiti nuk do të thotë se Moska nuk do të mbetet një aktore e rëndësishme në Lindjen e Mesme.

‘Edhe sikur Rusia të mos ishte e zënë me luftën në Ukrainë, ndoshta nuk do të ishte një aktore e rëndësishme në çështjen Izrael-Palestinë’, tha Notte. ‘Roli i Moskës në çështjen Izrael-Palestinë ka qenë mjaft i kufizuar që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë’.

Dhe, përderisa Rusia përballet me pikëpyetje lidhur me të ardhmen e saj në Lindjen e Mesme, Moska ka arritur që të shpëtojë copëza të statusit të saj në Siri.

Rusia disi ka sfiduar parashikimet pas rrëzimit të Assadit, duke e ruajtur ndërtesën detare në Tartus dhe bazën ajrore në Hmeimim të Sirisë, ndërsa ka përdorur ndikimin e saj si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të krijuar raporte pozitive me qeverinë e presidentit të përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa.

Sharaa personalisht e ka mirëpritur një delegacion të lartë nga Moska muajin e kaluar dhe në një intervistë më 12 tetor për CBS-in, al-Sharaa u duk se la të hapur mundësinë për të krijuar raporte më të ngushta me Moskën në të ardhmen.

‘Përfshirja në një konflikt me Rusinë në këtë moment do të ishte tepër e kushtueshme për Sirinë. As nuk do të ishte në interes të vendit’, tha ai./ REL

TË LIDHURA

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes
Bota

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”
Bota

Trump nderohet në ceremoninë e shortit të Botërorit, merr “çmimin e paqes FIFA”

18:50 | 05/12/2025
Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen
Bota

Kremlini: Rusia do të vijojë luftën nëse Ukraina refuzon kushtet për paqen

17:43 | 05/12/2025
Next Post
Devoll, zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona

Devoll, zbulohet një ambient në Bilisht ku kultivohej kanabis, shoqërohen disa persona

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund

BE po humbet durimin, Von der Leyen vjen me kritika ndaj Vuçiç në Beograd

BE po humbet durimin, Von der Leyen vjen me kritika ndaj Vuçiç në Beograd







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

Duar e këmbë të lidhura/ 18-vjeçarja vritet nga vëllezërit dhe flaket në kënetë pasi familja …

09:42 | 29/11/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025




TË FUNDIT

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit
Aktualitet

Aksident në Unazën e Madhe në Tiranë, plagoset drejtuesi i motorrit

by mirseda
21:53 | 05/12/2025
0

Një aksident ka ndodhur para pak çastesh në Unazën e Madhe, në segmentin verior të Tiranës. Sipas...

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

Shqipëria në grupin “e mallkuar” në Botëror, “njohim” vetëm një kundërshtar

21:50 | 05/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

Zgjedhjet e 28 dhjetorit, publikohet marrëveshja e Vetëvendosjes me tri parti të tjera

21:37 | 05/12/2025
Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

Reuters: SHBA-të u japin afat anëtarëve evropianë të NATO-s për rritjen e mbrojtjes

21:10 | 05/12/2025
AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

AAK-ja e nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

20:08 | 05/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com