E diel, 13 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Grabitet një mjet i blinduar, po transportonte paratë në Rinas

Grabitet një automjet i blinduar, i cili po transportonte paratë e një banke drejt Rinasit. Ngjarja ka ndodhur pak më parë, ndërsa autorët e grabitjes ishin të kamufluar, të veshur me rroba ushtarake, në një furgon të bardhë pa targa.

Po ashtu, automjeti ku ndodheshin grabitësit, kishte mbishkrimin “hetimi tatimor”, ndërsa autorët kanë qenë edhe të armatosur. Mësohet se paratë e grabitura ishin transfertë e një banke të nivelit të dytë dhe do të transferoheshin jashtë vendit.

Dyshohet se shuma e grabitur është 2 milion euro, ndërsa pritet që policia të japë detaje lidhur me ngjarjen. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forca të shumta të policisë, ndërsa kjo e fundit ka bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias dhe po punon për kapjen e autorëve.

Pranë Rinasit është gjetur një automjet i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për grabitjen.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

PD/ Voton ish-kryetari Berisha. “Kjo garë nuk do ta nxjerrë PD-në më të ndarë”

Me maskë vënë, ish-kryeministri dhe kryetar i PD-së Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së për të votuar për kreun e ri të kësaj...

Korçë/ Mbytet një person në rezervuarin e Gjançit, nuk dihet identiteti

Një person ende i paidentifikuar është gjetur i mbytur në rezervuarin e Gjançit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po merr në pyetje banorët...

PD/ Voton kandidatja Harxhi, fjala e saj për median

Edit Harxhi, kandidatja e vetme grua për të marrë drejtimin e PD-së ka folur shkurtimisht për median siç patën bërë më parë dhe kandidatët...

PD/ Voton kandidati Fatbardh Kadilli, fjala e tij për median

Ka votuar pak më parë dhe kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli. Në fjalën e tij të shkurtër për median ai i ftoi...

G7 me projekte alternative kundrejt Kinës

Si kundërpeshë ndaj Kinës, shtetet e G7-s ranë dakord në samitin e tyre në Cornwall për një iniciativë globale për projekte infrastrukturore. Temat ekonomike dhe...