Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“E di gjendjen e tij”, Trump zbulon çfarë po ndodh me Kim Jong-un

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
“E di gjendjen e tij”, Trump zbulon çfarë po ndodh me Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump, tha të hënën se ai ka informacion rreth udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe se shpreson se ai është mirë me shëndet. Pohimi i zotit Trump vjen pas disa ditë spekulimesh lidhur me gjendjen shëndetësore të udhëheqësit të Phenianit, vendndodhen e tij dhe nëse ai ka kryer një operacion në zemër.

“Daily NK”, një faqe në internet me qendër në Seul, raportoi javën e kaluar se Kim Jong Un-i po merrte veten pasi i ishte nënshtruar një procedure kardiovaskulare më 12 prill, duke përmendur një burim të paidentifikuar në Korenë e Veriut. Por agjencia e lajmeve “Reuters” nuk arriti ta konfirmojë një lajm të tillë.

Një tren special, që sipas të gjitha gjasave i përket udhëheqësit të Phenianit, u pa javën e kaluar në qytetin turistik të Koresë së Veriut, Ëonsan. Imazhet satelitore u ofruan nga “38 North”, një projekt monitorimi i Koresë së Veriut, me qendër në Uashington.

“Nuk mund t’ua them saktësisht”, tha zoti Trump kur u pyet rreth gjendjes së Kim Jong Un-it gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë. “E kam një ide shumë të mirë, por nuk mund të flas tani për këtë. Thjesht i uroj gjithë të mirat”, tha Presidenti Trump duke sugjeruar se misteri do të zgjidhet së shpejti.

“Shpresoj që ai është mirë. E di gjendjen e tij. Do të shohim, me siguri do të dëgjoni në një të ardhme të afërt”, tha zoti Trump. /VOA

Tags: gjendja shendetesoreKim Jong unoperacioni ne zemerTrump

TË LIDHURA

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

22:46 | 11/03/2026
Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë
Bota

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin
Bota

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Next Post
Çfarë do ndodhë me vitin shkollor? Ministrja Shahini jep vendimin final

Çfarë do ndodhë me vitin shkollor? Ministrja Shahini jep vendimin final

Ministrja Shahini zbulon çfarë është vendosur për universitetin

Ministrja Shahini zbulon çfarë është vendosur për universitetin

Donald Trump sulmon Kinën: Do ia faturojmë pasojat e COVID-19

Donald Trump sulmon Kinën: Do ia faturojmë pasojat e COVID-19







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit
Bota

Izraeli: Kemi filluar sulme në shkallë të gjerë në periferi të Bejrutit

by mirseda
22:46 | 11/03/2026
0

Izraeli njoftoi këtë të mërkurë në mbrëmje se ka filluar një valë sulmesh në shkallë të gjerë...

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

Gjendet në Dresden një bombë 250 kg nga Lufta e Dytë Botërore, evakuohen rreth 18 mijë banorë

22:17 | 11/03/2026
Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

Seanca për Ballukun, socialistët i paraprijnë me mbledhje grupi në Parlament

22:05 | 11/03/2026
BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

BE ndan 100 milionë euro ndihmë humanitare për Libanin

22:05 | 11/03/2026
Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

Iftar masiv i shqiptarëve në Turqi me 4500 persona

21:57 | 11/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com