Donald Trump sulmon Kinën: Do ia faturojmë pasojat e COVID-19

Në një koferencë për mediat, presidenti amerikan Donald Trump, ka bërë me dije se ai synon të faturojë Kinën për një shumë të konsiderueshme, lidhur me dëmet e shkaktuara nga koronavirusi.

Trump është nxitur për të kërkuar dëshpërblime nga Kina, pasi një gazetë gjermane publikoi një faturë prej 160 miliardë dollarësh, për shlyerjen e pasojave që solli COVID-19 në ekonomi.

“Ne kemi mënyra për ti bërë gjërat shumë më lehtë sesa kaq. Gjermania po i shikon gjërat dhe ne gjithashtu, por ende nuk e kemi përcaktuar shumën përfundimtare”, ka thënë Trump.

Kina fajësohet nga e gjithë bota, pasi u mundua që të fshihte numrin e të infektuarve dhe të vdekurve nga koronavirusi.