Kuriozitete

E çuan për ta bërë synet, djali ngjitet në çatinë e spitalit nga frika

               Publikuar në : 12:02 - 12/07/19 Enno

Një ngjarje qesharake është raportuar të ketë ndodhur në Indonezi. Një djalë 5 vjeç është ngjitur në majë të çatisë së spitalit nga frika, pasi prindërit e tij e çuan për t’u bërë synet. Djali i vogël u largua nga klinika me vrap për të përfunduar në çatinë e ndërtesës, nga e cila nuk ka pranuar të zbresë për 2 orë.

Doktoresha që do të merrte përsipër operacionin u shpreh se që nga koha kur ai kishte filluar të punonte në atë vend, nuk kishte parë kurrë diçka të tillë. Ishte ajo e cila e fotografoi fëmijën edhe e hodhi në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se nuk dinte ç’të bënte.

“Përgjatë gjithë historisë time profesionale, prej 20 viteve punë, kjo është hera e parë që kam parë një fëmijë të ikën në maje të çatisë”, deklaron Dr. Sutari.

Sipas Daily Mail, prindërit e vogëlushit dhe mjekja, u desh të tregoheshin shumë të kujdesshëm ndaj vogëlushit të frikësuar, pasi kishte mundësi që ai të binte nga çatia në tentativë për t’u larguar prej tyre.

Dr. Sutari tha se pas dy orë tentativash, prindërit e thirrën mësuesin e vogëlushit me të cilin kishte shumë marrëdhënie të mirë. Ajo tha: “Është e vërtetë… Sapo erdhi mësuesi, me pak tentim, vogëlushi më në fund zbriti poshtë”.

“Dhe çka është më e mira, ai hyri vetë në klinikë për t’u bërë synet dhe u shtri vetë në shtratin e klinikës, pa e detyruar apo lutur shumë”, tha ajo.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT