Kosova

“Do njohim Kosovën”, zbardhen detajet për mashtrimin që iu bë Haradinajt

               Publikuar në : 12:28 - 12/07/19 Enno

Disa biseda telefonike mes Ramush Haradinajt dhe dy komikëve rusë që hiqeshin si Poroshenko janë shpërndarë në faqen e Youtube nga ‘Russia 24 tv’. Në këto biseda, Haradinaj i premton mbështetje “Poroshenkos”, teksa shprehet se ai do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, “Proshenko” i kthen përgjigje duke i thënë se pas fitores ai do ta njihte Kosovën si shtet të pavarur.

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njoh Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

Haradinaj duket se e ka besuar këtë rreng pasi më vonë ka publikuar një status në Twitterin e tij duke i uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe prosperitet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në tëitter, shkruan Gazeta Express.

Komikët rusë e kanë telefonuar dy herë kryeministrin Ramush Haradinaj, një herë në janar dhe një herë në prill.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT