Kryesore

Gjinushi shpërthen pas refuzimit të Metës

               Publikuar në : 12:27 - 12/07/19 M. S

Kryetari i zgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skëndër Gjinushi, ka reaguar menjëherë pas vendimit të marrë nga ana e presidentit Ilir Meta. Ai nuk e ka mirëpritur refuzimin e Presidentit, për ta emëruar në krye të këtij institucioni.

Në një reagim për ‘RTV Ora’, Gjinushi është shprehur se Presidenti nuk është komision hetimor që të mos dekretojë zgjedhjen e tij.

Sipas Gjinushit, Meta nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota, në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë.

Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë. Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga Akademia, dhe se do ta reformojë atë.

Thellohet përplasja/Meta refuzon të dekretojë Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT