Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

E akuzuan si hetues gjatë komunizmit, KLP publikon të dhënat për kreun e SPAK

7 vjet ago
in Aktualitet, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant

Kreu i SPAK, Arben Kraja është verifikuar nëse ka bashkëpunuar me strukturat e ish-sigurimit të shtetit në periudhën 29 nëntor ’44, deri në 2 korrik ’91, ku ka rezultuar negative. Ky është njoftimi qe ka përcjellë Këshilli i Lartë i Prokurorisë për kryeprokurorin e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK), pas akuzave që janë lëshuar së fundmi në publik mbi të kaluarën e tij, si hetues në periudhën e komunizmit.

Reagimi i plotë i KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast ne priremi t’i konsiderojmë këto reagime si tregues të shqetësimeve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë.

Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparent, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK, përmes përzgjedhjes të prokurorëve më të mirë.

Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucioni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucionalë në proceset vendimmarrëse të Këshillit, për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme.

E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për suksesin e tyre dhe të institucionit. Po ashtu ne e kuptojmë se suksesi i SPAK nuk do të përcaktohet thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedurale dhe organizative të tij në krahasim me strukturat pararendëse. Imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë.

Pikërisht në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë, Shqipëria, ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucione të specializuara të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëve të SPAK. E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe:

(i) Është verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish – sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991;

(ii) Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë;

(iii) Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme; dhe

(iv) Është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri. Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent.

Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura, por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK.

Prokurorët e SPAK meritojnë mbështetjen dhe besimin e të gjithëve deri në provë të kundërt”, thuhet në njoftim.

Arben Kraja nga Shkodra, i cili është zgjedhur drejtuesi i SPAK, e ka filluar karrirën e tij në organin e akuzës në vitin 1993, dhe prej dy dekadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si Task-Forca kundër krimit dhe korrupsionit. Për sa i përket pasurisë, përgjatë verifikimit në Vetting ai ka dal i pastër dhe e ka justifikuar të gjithë pasurinë që gëzon.

 

 

 

Tags: Arben KrajaKLPSPAKvetting

TË LIDHURA

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

10:21 | 07/10/2026
Aktualitet

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026
Aktualitet

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Next Post

Ministri i Brendshëm godet në fytyrë deputetin në foltoren e Kuvendit

Gjendet një predhë në Vlorë

Kallëzimi i PD-së ndaj Arta Markut/ Prokuroria pushon çështjen







JU REKOMANDOJMË

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Alket Rizai dyshohet se është arratisur në Shqipëri ose Kosovë/ Zbulohen detaje të reja

by mirseda
10:21 | 07/10/2026
0

Autoritetet greke besojnë se Alket Rizai, krimineli i dënuar që nuk u kthye në burgun e Domokos...

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

10:14 | 07/10/2026

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com