Tetë anëtarëve të familjes Lala në Durrës, sot po u jepet lamtumira e fundit. Mes dhimbjes dhe lotëve, homazhet po zhvillohen në Pallatin e Kulturës, ku marrin pjesë mijëra qytetarë.
Një familje e tërë u shua nën rrënojat e vilës katër katëshe në zonën e Kënetës, pas tërmetit 6.4 ballë që goditi vendin.
Tetë anëtarët e familjes që humbën jetën në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, do të varrosen në Durrës. Në ceremoni është edhe kryeministri Edi Rama, i cili është shfaqur i përlotur.