Aktualitet

“Unë s’lëviz nga krevati. Është e shkruar kjo xhan”, Rama përballet me qytetarët


               Publikuar në : 12:31 - 30/11/19 M S

Nga kjo situatë kaotike, duket se Ramës i ka humbur durimi. Për banorët anembanë vendit kanë qenë orë ankthi, ndërsa janë detyruar që të strehohen tek të afërmit, ose të flenë nëpër makina. Rama është revoltuar me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat, teksa nuk e lenë që të flasë. Ata, mjaf të frikësuar janë shprehur se pallatet e tyre e shtëpitë janë dëmtuar, dhe kanë frikë të futen brenda.

Gjatë këtij momenti, mes Ramës dhe banorëve është krijuar një debat, aq sa kryeministri nuk është përmbajtur dot.

“Unë s’lëviz nga krevati. Ra, s’ra. Është e shkruar kjo xhan. Nuk është histori se po vrapon dhe po shpëton. Varet si është e shkruar. Ne duhet të bëjmë tonën. Aksidenteve s’kemi ç’tu bëjmë”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT