Politikë

Duncan Norman flet pas marrëveshjes për ‘Zgjedhoren’


               Publikuar në : 15:59 - 14/01/20 M S

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Duncan Norman, ka reaguar për arritjen e konsensusit për Zgjedhoren mes partive politike në Shqipëri. Në komentin e tij, ai shprehet se Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike.

“Mirëpresim marrëveshjen e sotme ndër-partiake, për të ndjekur Reformën Zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu gjithëpërfshirës është gjithmonë mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet politike”, shkruan Norman.

Pasi për muaj me radhë kishin vënë tre kushte, përjashtimin e Damian Gjiknurit dhe opozitës së re nga diskutimet për reformën zgjedhore, si dhe kryesimin e tyre nga ndërkombëtarët, Partia Demokratike pranoi të ulej në tryezën e reformës zgjedhore.

Një vit pasi doli nga parlamenti, opozita ka rënë dakord me mazhorancën për të kryer së bashku Reformën Zgjedhore.


Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT