Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Dorëzimi i ‘karriges’ nga Trump, Ngjela tregon çfarë na pret më tej

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ngjela paralajmëron lëvizjen që do nxjerrë zbuluar ‘kokat’ e politikës shqiptare

Avokati Spartak Ngjela është i mendimit se lëvizja antiperëndimore Trump kundër demokracisë, NATO-s dhe BE-së është shkatërruar përfundimisht në datën 6 janar 2021.

Duke marrë shkas nga situata kaotike që ndodhi në SHBA e ku pati viktima, Ngjela thotë se dy janë arritjet e mëdha të demokracisë perëndimore në shekullin e ri.

Këtu i referohet fitores së Joe Biden-it në zgjedhjen e 4 nëntorit 2020 në Amerikë; dhe shkallmimi i kryengritjes së Trump në Uashington, në 6 janar 2021.

Me këtë, sipas Ngjelës, demokracia amerikane e provoi se ajo gjithmonë do të jetë ideal i moderacionit dhe i harmonisë. Në analizën e tij, Ngjela shprehet se në Uashington ka ardhur si president i ri, një mik i madh i shqiptatëve; Joe Biden.

Statusi

Njëmbëdhjetë aktet antihistorikë të Donald Trump-it kundër zhvillimit dhe demokracisë perëndimore.

Lëvizja antiperëndimore Trump, kundër demokracisë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, u shkallmua përfundimisht në datën 6 janar 2021.

Dy janë sot arritjet e mëdha të demokracisë perëndimore në shekullin e ri: fitorja e Joe Biden-it në zgjedhjen e 4 nëntorit 2020 në Amerikë; dhe, shkallmimi i kryengritjes së shëmtuar Trump në Uashington, në 6 janar 2021.

Demokracia amerikane e provoi se ajo gjithmonë do të jetë ideal i moderacionit dhe i harmonisë.

l.

Në këtë betejë përbërëse, kundër një banditi president, që i solli Perëndimit dëme të mëdha, në favor të Rusisë, historia do të shkruajë që një rol të madh pati edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ursula Von de Leien, tha dikur, kur ajo ishte ministre e mbrojtjes në Gjermani: “Shtetet e Bashkuara i kemi partnerin kryesor, por na ka zënë hall i madh me presidentin Trump; prandaj do të na duhet ta shtyme këto 4 vjet me çdo mënyre”.

Por, na duhet të theksojmë se ajo të cilën media dhe analiza amerikane e quan “kryengritja Trump”, në thelbin e vet, ishte një thirrje per destabilizim të Shteteve të Bashkuara, që kjo pastaj të pasonte në gjithë Perëndimin. Ky akt kryengritës tani, në Evropën akademike, është quajtur: “sherbimi më i madh, për të gjithë diktatorët”.

Por, demokracia amerikane, vullneti i madh demokratik i zëvendës presidentit republikan Mike Pence, dhe organizimi me qëndresë të lartë i policisë së Neë Yorkut, i dhanë dërmën një hajduti që në vitin 2016, ishte bërë president i Amerikës me votat e manipuluara nga shërbimi rus.

Po cilat ishin aktet antiperëndimore të Donald Trump-it, tashmë i flakur në antihistori?

Njëmbëdhjetë janë aktet më të turpshme të tij, të renditura si më poshtë:

  1. Njohja e pushtimit të Krimesë nga Rusia.
  2. Heqja e embargos Rusisë.
  3. Largimi i trupave nga Siria dhe lënia në pushtet e Asadid, që njihet si filorus.
  4. Reduktimi i forcave në Irak, deri në tërheqje
  5. Shtrëngimi i Boris Jonson-it për të dalë nga EU, dhe një mbështetje e hapur ndaj tij.
  6. Embargo me Gjermaninë, duke rritur taksat doganore.

7 . Destabilizim në NATO, për çështjen e buxhetit, me tendencë kundër Gjermanisë, (në një kohë kur shteti gjermane, përveç tarifës ndaj NATO-s, paguan edhe shpenzimet për qëndrimin e një pjese të ushtarëve amerikanë, të dislokuar në bazat ushtarake amerikane në territorin gjerman). Kjo, sepse Trump kërkonte konflikt brebda aleancës.

  1. Acarimi me Kinën, në nje kohe kur investimet perëndimore EU-USA në Kinë janë mbi-dimensionale, dhe 50% e exporteve Kineze jane kapital Gjerman.
  2. Prurja e radikaleve Serbe në Malin e Zi.
  3. Problemet Serbi – Kosove, me tendencë kundër pavarësisë së plotë territoriale të Kosovës.
  4. Deklarata e hapur për marrëdhënie të mira dhe të domosdoshme me Rusinë.

Të gjitha këto, tan e më tej, do të mbeten vetëm si fantazma të shëmtuara të epokës presidenciale të Donald Trump-it.

ll.

Shqiptarët tani kanë dalë nga rreziku sllav që iu përsoll rrotull si hije e zezë në katër vjet rresht. Kurse në Uashington ka ardhur si president i ri, një mik i madh i Shqiptatëve: Joe Biden. Aktori politik më i vendosur për bombardimin e Serbisë dhe për pavarësinë e Kosovës.

Gjithsesi, ajo që iu mbetet tani shqiptarëve për të kryer, në Shqipëri dhe në Kosovë, është reforna antikorrupsion dhe krijimi real i strukturës së lartë juridike, për t’i afruar drejt bashkimit, në të dy shtetet shqiptare: hapja e plotë e kufirit, unifikimi i tregut si një treg i përbashkët Shqipëri-Kosovë, marrëveshje ndërqeveritare për investime të përbashkëta Shqipëri – Kosovë, kooperim në kapitalin bankar, konçesione reale të Kosovës në bregdetin e Shqipërisë, krijimi sa më i shpejtë i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar për strukturimi real të projektit të madh ekonomik Shqipëri-Kosovë, etj.

Gjithçka, tani e më te,j do të ecë drejt moderacionit, zhvillimit dhe harmonisë, edhe në botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tags: Donald TrumpJoe BidenSpartak Ngjela

TË LIDHURA

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para
Aktualitet

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

16:19 | 14/04/2026
Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike
Aktualitet

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin
Aktualitet

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

15:35 | 14/04/2026
Next Post
Spanja e bllokuar nga dëbora, stuhia “Filomena” pritet të vijë edhe në Shqipëri

Spanja e bllokuar nga dëbora, stuhia “Filomena” pritet të vijë edhe në Shqipëri

Puthi Anën gjatë emisionit LIVE, autorja e Për’puthen merr vendimin për Atdheun

Puthi Anën gjatë emisionit LIVE, autorja e Për'puthen merr vendimin për Atdheun

Prefekti i Qarkut të Tiranës, bën prezantimin romantik të bashkëshortes

Prefekti i Qarkut të Tiranës, bën prezantimin romantik të bashkëshortes







JU REKOMANDOJMË

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026




TË FUNDIT

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para
Aktualitet

Drejtori Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

by mirseda
16:19 | 14/04/2026
0

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka nisur lëvizjet e para që pas marrjes...

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

“Europa po shkatërron veten”/ Trump nuk ‘kursen’ Melonin, Papën dhe NATO-n me kritika të forta

15:57 | 14/04/2026
Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

Përshkallëzim i luftës/ Ukraina bombardon depot ruse të dronëve në Zaporizhia dhe Donetsk

15:47 | 14/04/2026
Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

Mashtrimi kompjuterik me qytetarë të huaj, sekuestrohen 890 mijë euro dhe pajisje elektronike

15:39 | 14/04/2026
(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

(FOTO) DJ Gimbo del hapur, thirrje për vota për Selin në prag të finales

15:37 | 14/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com