E hënë, 20 Shtator, 2021
28.5 C
Tirana

Dorëheqja e Ruçit, ja kur e lajmëroi Ramën e Ballën për vendimin

Kryeministri Rama ishte informuar një javë më parë se të bëhej publike për dorëheqjen e Gramoz Ruçit nga mandati i deputetit, dhe nga çdo post në PS. Burime pranë kreut të Kuvendit kanë bërë të ditur për “Tirana Today” se ka qenë vetë kreu i Kuvendit që ka informuar kryesocialistin se nuk do ta pranonte mandatin e fituar më 25 prill, por do të tërhiqej nga politika aktive.

I njëjti burim ka theksuar se Ruçi e kishte informuar Ramën edhe në prani të kryetarit të Grupit Parlamentar, Taulant Balla. “Rama është befasuar nga ky vendim, por kryeparlamentari është shfaqur i vendosur për vendimin e tij”, thanë burimet pranë kreut të Kuvendit. Pas këtij vendimi, Rama, Ruçi e Balla kanë rënë dakord që tërheqja të bëhej në momentin e festimit të 30 vjetorit.

Tërheqjen e Ruçit nga mandati i deputetit dhe nga çdo post në PS, analistët e morën edhe si një “leksion politik” për ish-kreun e Partisë Demokratike, i cili po këmbëngul se do të jetë edhe më aktiv në politikën e përditshme. “Të dish të tërhiqesh në momentin e duhur nga politika, është art”, tha nga ana e tij kryeministri Rama, duke thumbuar kështu ish-liderin e PD-së.

Gramoz Ruçi ishte politikani që arriti të lidhte dy kohët në PS, “kohën Nano” dhe “kohën Rama”. Madje, ishte z. Ruçi ai që i dha Edi Ramës mundësinë të ripërsëriste votimin në Asamblenë e vitit 2005, duke e sjellë në krye të PS-së, në një konkurrim përballë ish-presidentit Meidani. Ai ishte njëkohësisht edhe ish Ministri i fundit i Brendshëm, i vënë në qendër të akuzave politike lidhur me rolin e tij në ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër ku mbetën të vrarë katër të rinj. /TIRANA TODAY

Lexo edhe :   Betimi i kabinetit qeveritar/Rama dhe ministrat betohen para Metës
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Vendimi/Çfarë është reciprociteti për targat e Serbisë? Blindohet kufiri

Duke parë situatën e agravuar tashmë mes Kosovës dhe Serbisë, Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar nga ana e qytetarëve që të shfrytëzojnë...

Prag konflikti, pritet tërheqja e Beogradit nga marrëveshjet me Kosovën

Menjëherë pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lajmëruar për një mbledhje urgjente të...

“Prej vitesh e mendoja”/Vrau 8 persona në universitet, zbardhen detajet e rënda

Një person i armatosur ka vrarë të paktën 8 persona, në një universitet në qytetin rus të Perm, thonë zyrtarët. Sulmuesi shkoi në kampus...

Reciprociteti për targat e Serbisë, BE thirrje palëve

Nga sot, Policia e Kosovës ka hequr targat e mjeteve që hyjnë nga Serbia, duke aplikuar masa reciprociteti. Kujtojmë këtu se Kosova kishte paralajmëruar...

Tashmë ka një datë, ja kur do martohet Rudina Dembacaj me Mark Frrokun

Aktorja e njohur e humorit, Rudina Dembacaj, pas shumë aludimesh për një dasmë të mundshme me Mark Frrokun, tashmë ka zbuluar çdo gjë. Një ftesë...