E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

SHBA/ U zu për maskën në dyqan, gjykata e dënon me 10 vite burg

“Nëse e kam unë, e ke dhe ti!” -tha Shane Michael pasi pështyu një burrë gjatë një përleshje të dhunshme jashtë një dyqani syzesh.

Një burrë nga Iowa në SHBA i cili u përfshi në një konfrontim fizik prej maskës anti-covid u dënua me 10 vite burg për sulmin.

Sherri u zhvillua më 11 nëntor pasi një burrë në një dyqan syzesh i kërkoi 42-vjeçarit Shane Michael të rregullonte maskën që i varej mu poshtë hundës , sipas ‘Iowa Capital Dispatch’.

Shkëmbimi solli konfrontim në parkingun e dyqanit, ku dy burrat filluan të ziheshin në tokë.

Njeriu tjetër thuhet se kafshoi krahun e Michael para se Michael të hiqte maskën dhe ta pështynte.

-“Nëse e kam unë, e ke dhe ti!”.

Dëshmitarët i thanë policisë se Michael u duk të ishte agresori gjatë konfrontimit të dhunshëm në mes të pandemisë. Ai u pa duke ndjekur burrin tjetër nga dyqani për t’u përballur me të.

Babai i Michael tha në Iowa Capital Dispatch se djali i tij nuk pranoi të mbulonte hundën e tij me maskë sepse ai vuan nga astma. Ai gjithashtu mbrojti veprimet e Michael, duke thënë se po vepronte në vetëmbrojtje.

Michael u dënua më 1 Prill për lëndim të rëndë me dashje, sipas gjykatës. Ai u dënua me 10 vjet burg këtë të mërkurë. Sipas Dispeçerit, avokati i Michael-it bëri kërkesë për rigjykim./buzzfeed

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...