E shtunë, 31 Korrik, 2021
31.5 C
Tirana

Protesta/ Tërhiqet Ministria e Arsimit, Evis Kushi bën lëvizjen e papritur

Maturantët ia dolën që të arrinin objektivat e tyre në lidhje me tezën e matematikës, sa i takon protestave masive. Ministria e Arsimit ka marrë vendimin final, duke i qëndruar pranë kërkesave të maturantëve, dhe ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka deklaruar se është rënë dakord që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Pas provimit të matematikës, MASR ka ngritur grupe pune, ku kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test. Ministrja sqaron ndër të tjera se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të gjithë procesit të maturës.

NJOFTIM

MASR menjëherë pas provimit të matematikës ka ngritur grupe pune të pavarura, me ekspertë të fushës së matematikës, mësues me përvojë dhe maturantë, të cilët kanë analizuar në detaje dhe vlerësuar me shumë vëmendje çdo pyetje në test, përputhshmërinë me programin, saktësinë shkencore dhe nivelin e vështirësisë. Ministrja Kushi në përfundim të kësaj analize shprehet se:

“Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua online, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”.

Ministrja gjithashtu nënvizon se pas përfundimit të procesit të Maturës Shtetërore 2021, MASR do të bëjë një analizë të thellë, me qëllim identifikimin e të gjitha problematikave të mundshme dhe rishikimin e plotë të të gjithë procesit të maturës, akteve rregullatore për këtë proces dhe administrimin e tij.

Lexo edhe :   Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës
Lexo edhe :   Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit padit Ministren e Kulturës

Ajo u ka uruar të gjithë maturantëve shumë suksese në provimin me zgjedhje të ditës së nesërme!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bashkia merr pronësinë e Teatrit/ Budina: Meta dhe Basha të mos heshtin

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka protestuar ndaj vendimit të qeverisë për t’i kaluar truallin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Regjisori...

Lamtumirë doktor!

Nga Dritan Hila Ka kohë që diplomatët amerikanë kanë hequr dorashkat. Jo më larg se dje, ambasadorja e SHBA me një gjuhë cinike iu tha...

Shkelën rregullat kundër Covid, përjashtohen 2 sportistë nga Olimpiada në Tokio

Dy xhudistë të Gjeorgjisë janë përjashtuar nga Lojërat Olimpike Tokio 2020, pasi kanë dalë për shëtitje jashtë Fshatit Olimpik, ka raportuar agjencia japoneze e...

117 milionë euro, Manchester City pranë blerjes rekord

Manchester City është shumë afër goditjes së radhës në merkato. Sipas shtypit anglez, mungon shumë pak për arritjen e marrëveshjes për mesfushorin e Aston Villa-s,...

Koronavirusi/ Profesori grek: Do të krijohen më shumë mutacione ngjitëse

Profesori Theodoros Vasilakopoulos në një intervistë për mediat vendase, foli për rrjedhën e pandemisë në vend dhe procesin e vaksinimit ku thotë se ashtu...