Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari më në fund ka vendosur të flasë dhe të sqarojë qëndrimin e saj, pasi doli kundër vendimit politik të partive opozitare për djegien e mandateve.
Hajdari deklaroi për Zërin e Amerikës se ky vendim ekstrem i së djathtës dhe jo vetëm nuk i shërben aspak Shqipërisë duke rrezikuar çeljen e negociatave, por edhe duke rrezikuar një destabilitet.
Deputetja deklaroi se është një vendim mjaft i vështirë, por që beson se i shërben të ardhmes së vendit, ndërsa ka akuzuar edhe LSI-në për shitblerje votash.
Megjithatë, një ditë pas publikimit të intervistës, Hajdari ka bërë një tjetër lëvizje. Ajo ka postuar një foto nga kjo intervistë për VOA-n, ndërsa thekson edhe njëherë qëndrimin e saj të prerë lidhur me mosdjegien e mandatit, pavarësisht paralajmërimit të Bashës për përjashtim nga partia.
“Në shërbim të së ardhmes”, shkruan Hajdari duke dhënë një tjetër mesazh të qartë për kreun e PD-së dhe të gjithë kritikët./ Tirana Today