E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Do ta gjeni paqen, kur të pranoni se jemi në luftë

loading...

Nga Alfred Peza

Megjithëse u mbush një javë nga zyrtarizimi i mbërritjes së koronavirusit edhe në Shqipëri, një pjesë jona si individë e si shoqëri, ende nuk po do që ta kuptojë e ta pranojë se me shpalljen e pandemisë globale nga ana e OBSH, e gjithë bota është në luftë. Covid- 19 po përhapet me shpejtësi shtet pa shteti e kontinent pas kontinenti, duke i vendosur të gjithë popujt dhe udhëheqësit e tyre, përpara faktit të kryer.

Realiteti tregon se sa më shpejt qe e kanë kuptuar nivelin jashtëzakonisht të lartë të së keqes që po na avitet pa u ndjerë, aq më mirë ka qenë si për individët, për grupet shoqërore, për shtetet dhe qeveritë e tyre. Sepse ato i kanë marrë masat duke u futur menjëherë dhe pas asnjë nënvleftësim e rezervë, në këtë luftë të paprecedentë për historinë e njerëzimit, duke shpëtuar ose duke pasur sot një probabilitet shumë të lartë për të mbijetuar nesër.

E tillë është historia e përballjes së Kinës me koronavirusin fillimisht. Por e tillë është mbi të gjitha, edhe historia e Italisë, fqinje me ne. E cila ndodhet sot në kulmin e kësaj lufte, që po merr jetë njerëzore, pa u ndalur. Është një luftë për mbijetesë. Duke u mbrojtur. Duke u vetkarantinuar. Duke u izoluar. Për të zbatuar në këtë mënyrë pa më të voglën dilemë, një regjim të ri në raport me zakonet e deridjeshme të jetës sonë të përditshme.

Ka zona në Itali si ajo e Venetos, ku megjithëse ishte vatrat e koronavirusit, sot ia kanë dalë që të mos kenë asnjë viktimë njerëzore. Banorët ia dolën që të çlirohen nga e keqja, përmes veprimesh shumë të koordinuara, të disiplinuara dhe duke paguar çmimin e një sakrifice kolektive sipas protokolleve të rrepta mjekësore. Atje ku situata u nënvleftësua dhe rreziku u konsiderua se nuk kishte të bënte me ata vetë, por me gjithë të tjerët, numri i të prekurve shtohet në mënyrë galopante dhe viktimat kanë arritur në shifra të frikshme.

Fatmirësisht Shqipëria sipas organizmave ndërkombëtare, klasifikohet tek ato vende ku qeveria mori masa shumë të shpejta, duke vendosur kufizime të përshkallëzuara sipas situatës konkrete. Ndaj edhe gjasat, sipas ekspertëve të epidemiologjisë, janë që të goditemi më pak se shumë shtete të tjera. Por, ajo që bie në sy është se ka akoma individë, zona të ndryshme të banuara, grupe shoqërore dhe përfaqësues të faktorëve të jetës shoqërore të vendit, që nuk po duan që ta pranojnë realitetin e ri ku ndodhet Shqipëria dhe i gjithë njerëzimi. Për arsye nga më të ndryshmet.

Fakt është se ende të moshuar dhe të rinj e të reja, që nuk po duan ta pranojnë se vetëkarantinimi, vetizolimi dhe qëndrimi brenda nëpër banesa, nuk është një masë që ka të bëjë thjeshtë e vetëm me dëshirën e fëmijëve apo prindërve të tyre, të qeverisë apo të autoriteteve shtetërore për ti mbajtur të izoluar. Por, kjo që po kërkohet ma kaq ngulm është e vetmja mënyrë deri tani e provuar në praktikë, që ka rezultuar efikase në parandalimin e prekjes nga virusi korona, i cili përhapet përmes kontakteve me persona të tjerë që mund të jenë bartësit e tij.

Është e vërtetuar shkencërisht në Kinë se nëse nuk merret masa e vetëkarantinimit, atëherë çdo person i prekur nga Covid-19, ka potencialin që të infektojë mesatarisht 2.2 njerëz të tjerë. Ose e thënë ndryshe, çdo 5 persona të infektuar mund ta transmetojnë virusin, të paktën tek 11 persona të tjerë me të cilët vendosen në kontakt. Kjo do të bënte që numri i të infektuarve, të vinte duke u rritur, në mënyrë ekpsonenciale. Ndaj vetëm izolimi, është e vetmja mënyrë për të gjetur paqen e brendshme me veten, duke u bërë koshient për situatën e pazakontë në të cilën ndodhemi.

Sa më shpejt ta kuptojë këtë çdo individ, çdo familje, çdo komunitet, grup shoqëror, qendër e banuar, media, politika në tërësi dhe opozita si pjesë e saj në veçanti, grupet e interesit e kështu me radhë, aq më shpejt jo vetëm do ta kuptojmë, por mbi të gjitha do ta pranojmë se jemi në luftë. Jemi në një luftë reale të një lloji të ri.

Është lufta për jetën, për mbijetesën e shoqërisë shqiptare dhe të njerëzimit. E kur ta kemi kuptuar siç duhet këtë realitet, do të biem të gjithë në paqe me veten dhe me të tjerët. Vetëm pas kësaj, është se sigurt se do të nisë që të marrë formë, e ardhmja.

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...

Vetëizolohet Zoran Zaev, u intervistua nga një gazetar i infektuar

Për shkak të pandemisë, ish-kryeministri Zoran Zaev mësohet se është vetëizoluar. Lajmi është përcjellë nga mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë fillimisht Ministri i...

Shqipëria në izolim, 47-vjeçari tenton të vjedhë lokalin. Ç’ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Nuk ka ditë që policia të mos raportojë për personat të cilët thyejnë rregullat e karantinimit. Ka nga ata qytetarë të cilët nuk pyesin...

“Po të fal që ke thyer karantinën”, si u zbulua 43-vjeçari që u bënte presion njerëzve

Pandemia që ka përfshirë Shqipërinë, ka izoluar shqiptarët brenda shtëpisë. Oraret që shfrytëzohen për të dalë respektohen në një masë të madhe nga ana...

Shkencëtarët nxjerrin videon si infektohen njerëzit nga COVID-19 në një supermarket (VIDEO)

Mjafton që një person i infektuar të kollitet, për të shpërndarë infeksionin në mënyrë të shpejtë, e po kaq të frikshme në ambientin ku...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT