E premte, 10 Prill, 2020
15 C
Tirana

Koronavirusi, situata në një spital në Brescia të Italisë

loading...

Italia është një ndër vendet e goditura më rëndë nga koronavirusi dhe epiqendra e sëmundjes në Evropë.

Deri tani Italia ka regjistruar 28,000 raste të infektimit dhe 2,158 pacientë kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi. Kamerave të agjencisë së lajmeve Associated Press iu dha një qasje e rrallë në një spital në Brescia, një ndër zonat e nxehta ku ka goditur sëmundja.

Situata është e rëndë dhe ende nuk është vënë nën kontroll në Itali, thotë Dr. Sergio Cattaneo. Ai paralajmëron vendet e tjera të nxjerrin mësime.

“Ky duhet të shërbejë si mesazh për vende të tjera, të veprojnë menjëherë që të shmangin një situatë si e jona ku çdo ditë ndjekim nga pas sëmundjen duke shpresuar që të arrijmë ta vëmë nën kontroll situatën. Ata duhet të krijojnë struktura që të reagojnë”.

“Fakti shokues, ajo që nuk arritëm të parashikojmë dhe që na rrëzoi përtokë këtu në Itali, është përhapja shumë e shpejtë e epidemisë. Brenda dy javësh, jo tre javësh, që nga shfaqja e epidemisë kishim 1200 pacientë në terapi intensive në rajonin e Lombardisë. Aktualisht kemi 850 pacientë me COVID në terapi intensive”, thotë mjeku.

Megjithë mobilizimin e përgjithshëm, ka pacientë të rinj që mbërrijnë përditë. Në krahasim me vende të tjera, Italia ka pasur ritme shumë më të larta të infektimit, thotë Dr. Cattaneo: “Ky grafik tregon kurbën e përhapjes së epidemisë në Wuhan, pak e shumë e krahasueshme me përhapjen këtu në Itali”.

Mjekët kanë mobilizuar të gjitha burimet spitalore duke i vënë në dispozicion të luftës kundër epidemisë, duke pezulluar operacione jo urgjente që sallat e kirurgjisë të përdoren për pacientët e koronavirusit. Tani mjekët po provojnë terapi të ndryshme për të kuruar pacientët: “Nuk kemi garanci se këto ilaçe funksionojnë. Po i provojmë në disa pacientë. Duam të kemi një ide nëse mund t’i përdorim kundër sëmundjes, por të gjitha rezultatet duhet të cerfitikohen nga shkencëtarë për të dëshmuar se janë ilaçe efikase,” thotë Dr. Cattaneo.

Kriza e shkaktuar nga epidemia ka vënë nën presion të jashtëzakonshëm personelin mjekësor në zonat e goditura në Itali.

“Mesatarisht personeli mjekësor punon turne 14-orëshe, disa edhe 18-orëshe. Edhe në shtëpi gjërat kanë ndryshuar. Ne jetojmë ose të vetë-izoluar në banesën tonë nga frika se mund të infektojmë të tjerët, ose jetojmë në mjedise jashtë shtëpisë”, thotë një koordinator i personelit infermier në spital.

Me izolimin e popullatës, janë shtuar shpresat se rastet e reja të infeksionit do të bien, por për momentin situata në Itali mbetet kritike. /Voa

- Reklama -
loading...

Më shumë nga kategoria



Të fundit

Izolimi jep rezultat, trend në rënie i të prekurve nga COVID-19 (VIDEO)

Duket se izolimi po jep efektet pozotive, në mos përhapjen në masë të madhe të koronavirusit në vend. Shifrat e raportuara nga Ministria e Shëndetësisë...

Ngjarja makabre e kushëririt që mbajti Enverin në Paris

Dashnor Kaloçi Memorie.al publikon historinë e panjohur Abaz Omarit me origjinë nga Gjirokastra, nëna e të cilit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës, pasi i...

Vetëizolohet Zoran Zaev, u intervistua nga një gazetar i infektuar

Për shkak të pandemisë, ish-kryeministri Zoran Zaev mësohet se është vetëizoluar. Lajmi është përcjellë nga mediat në Maqedoninë e Veriut. Ka qenë fillimisht Ministri i...

Shqipëria në izolim, 47-vjeçari tenton të vjedhë lokalin. Ç’ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Nuk ka ditë që policia të mos raportojë për personat të cilët thyejnë rregullat e karantinimit. Ka nga ata qytetarë të cilët nuk pyesin...

“Po të fal që ke thyer karantinën”, si u zbulua 43-vjeçari që u bënte presion njerëzve

Pandemia që ka përfshirë Shqipërinë, ka izoluar shqiptarët brenda shtëpisë. Oraret që shfrytëzohen për të dalë respektohen në një masë të madhe nga ana...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT