Kryesore

“Do ndërtojmë lagje të reja”, Rama zbulon skenarët për qytetet e prekura


               Publikuar në : 08:46 - 03/12/19 B H

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar planin e projektit që po mendohet të zbatohet në terren, për ndërtimin e shtëpive të reja për banorët e prekur nga tërmeti.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama deklaroi se ideja qëndron te ndërtimi i disa qytezave të reja në vend.

Kreu i qeverisë theksoi se për qytetin e Durrësit po planifikohet ndërtimi i një lagjeje të re. Ndërsa sa i përket kryeqytetit Rama tha se po bëhet një plan për rindërtimin e 3 lagjeve. Kurse shtoi se do të ketë edhe një lagje të re në Kurbin.

“Të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan”/ Rama: Nuk do shpëtojnë pa u lagur

Ai u shpreh se lagjet e reja do të kenë gjithçka brenda, që nga infrastruktura, kanalizimet, ujësjellës, kopshte, shkolla etj.

“Ne nuk do të prekim parametrat kryesorë të buxhetit, sepse nuk mund të godasim pjesën tjetër të popullsisë, duke goditur ekonominë. Programi i rindërtimit do të jetë më shumë për të rritur ekonominë dhe jo një program që do ta godiste atë. Vlerësimi i dëmeve sa më shpejt të bëhet, aq më mirë do të ishte. Ne kemi nisur punën për disa skenarë dhe skenari im i preferuar është ndërtimi i disa qytezave të reja.

Objektivi im është që të arrijmë në një program rindërtimi, që të jetë krenari kombëtare, jo banesa sociale të tipit që kemi njohur deri tani, banesa që bëhen për të varfrit dhe që e kanë të shkruar gjithë jetën në ballë që janë të varfër. Do ndërtojmë në Durrës një lagje komplet të re, që do të jetë lagjja më e bukur pas ’90, një lagje të re nga e para, me infrastrukturë, me kanalizime, ujësjellës, kopshte, shkollë, të gjitha.

Në Tiranë do të kemi një skenar për të ndërtuar një lagje komplet të re dhe të madhe, dhe një skenar për të ndërtuar dy lagje tjera më të vogla, një prej tyre do të jetë në Kombinat, tjetra tek Ish-Uzina e Traktorëve. Do ta shtrojmë këtë çështje me arkitektë të huaj dhe shumë shpejt dalim me rezultate. Në zonën e Kurbinit gjithë pallatet që kemi vizituar dje do t’i shembim dhe do të ndërtojmë një lagje të re me parametra komplet tjera.

Për momentin po bëjmë gjithë kalkulimet e nevojshme, ambicia ime është të kemi një objektiv afatmesëm prej 10 mijë apartamentesh dhe një objektiv afatshkurtër prej 5 mijë apartamentesh. Kështu, mund të përfshijmë të gjithë ata që janë drejtpërdrejtë të prekur, por edhe ata që janë me probleme sociale”, tha ai.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT