Politikë

“Të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan”/ Rama: Nuk do shpëtojnë pa u lagur


               Publikuar në : 08:29 - 03/12/19 B H

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka mbledhur sërish Këshillin e Ministrave për herë të gjashtë brenda një jave, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij ditën e sotme, Rama kërkoi sërish nga kompanitë që të rregullojnë dëmet e shkaktuara në godinat e ndërtuara prej tyre. Rama bëri publike edhe disa mesazhe nga përfaqësuesit e firmave, të cilët i kanë shpjeguar se janë të falimentuar dhe nuk mund ta bëjnë diçka të tillë.

Ai gjithashtu i bën një thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që të përgatisin një akt për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila sipas tij është një zonë skandali prej vitesh.

“Urojmë që prokuroria e përgjithshme të bëjë të gjithë punën e nevojshme  për të identifikuar përgjegjësitë përkatëse. I bëj thirrje të gjithë ndërtuesve publikisht që të mos i shmangen përgjegjësisë. Mos gënjejnë veten se me shpresën se kjo gjë mund të kalojë pa u lagur. Disa prej tyre më kanë çuar mesazh duke nxjerrë lloj lloj bishtash por më ka bërë përshtypje arsyetimi se jemi të falimentuar, të shesin shtëpitë e tyre, të marrin kredi, të bëjnë çfarë të duan, por liria është më e shtrenjtë se pasuria dhe nëse nuk reagojnë me humanizëm dhe përgjegjshmëri mund t’i humbin të dyja. Ministria e Infrastrukturës dhe e Kulturës, që është e përfshirë në Komitetit Kombëtar të përgatisin një akt  për të filluar transformimin e Porto Romanos, e cila është një zonë skandali prej vitesh në një park të madh  për Durrësin. Buxheti i programit të Komitetit të Rindërtimit  do të këtë një zë të veçantë, që të dalim nga kjo situatë post-katastrofike. Jetën nuk e kthejmë dot më, por njerëzit që kanë humbur shtëpitë do i rregullojmë. Tirana dhe Durrësi të ndriçohen për vitin e ri si qytetet e tjera”, tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT