Aktualitet

Asnjë lek për makina e kolltukë’, ultimatumi Ramës: Kryetarët të lëvizin me kalë


               Publikuar në : 08:48 - 03/12/19 M P

Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme të qevërisë kryeministri Rama është treguar i ashpër me kryetarët e bashkive. Ai ka dhënë ultimatume në drejtim të tyre për shpenzimet që do t’u ndalohen në buxhetin e 2020.

Për kryeministrin sfida e buxhetit të 2020 do të jetë rindërtimi i shtëpive të atyre që u prekën nga tërmeti. Kryeminstri tha se nuk do të prekë zërat kryesor në buxhetin e ardhshëm.

‘Pika e 3 qamet’. Rama i përgjigjet Bashës për 3 propozimet e djeshme

“Ne do të kalojmë si fazë të parë nga buxheti i 2020, 0.4% të PBB duke u siguruar që deficiti primar pozitiv të mbetet pozitiv, asnjë ndryshim parametrash që mund të kërcënojë qëndrueshmërinë e gjithë sistemit makroekonomik.

Po studiohet edhe cilat fonde mund të transferohen. Ka një zë që lidhet me të gjitha shpenzimet, në vitin e ardhshëm nuk do të blihet asnjë makinë, nuk do të pajisjet asnjë zyrë, nga ato që kanë qenë rutina dhe do të bllokohen blerjet e makinave, dollapëve, koltuqeve, TV-ve në të gjithë bashkitë e vendit.

Kush do të jetë keq për makinë të gjejë një kalë edhe nuk ka problem, kryetar bashkish me kuaj do të ishin një inovacion ekologjik. Edhe sidomos kryetarët e njësive administrative do të ishin të mirëseardhur në komunitet, qe te mos lëvizin me vetura nepër qendrat e qyteteve”-tha Rama.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT